Operacioni në Elbasan/ Bledar Karaj, u mor i pandehur në 2014 për dëshmi të rreme (DOKUMENTI)

Operacioni në Elbasan/ Bledar Karaj, u mor i pandehur në 2014 për dëshmi të rreme (DOKUMENTI)

Bledar Karaj, njëri nga të arrestuarit e prokurorisë së Elbasanit gjatë operacionit “Krasta”, rezulton të jetë marrë i pandehur dhe dërguar në gjykim në vitin 2014 për akuzën e “Dëshmisë së rreme dhënë para prokurorit”. Përfaqësuesi i televizionit kabllor “Brado” në Elbasan, rezulton me çështje penale, pasi ndaj tij prokuroria e Elbasanit kishte filluar një procedim penal, për akuzën e dëshmisë së rreme, pasi sipas prokurorisë ai gjatë dëshmisë së tij ka dhënë fakte të rreme në ngjarjen e vitit 2013, ku pretendonte se ishte marrë peng nga dy persona në Elbasan. “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Elbasanit, ku Karaj ka qenë i pandehur, por për shkak të amnistisë së miratuar nga parlamenti shqiptar në prill 2014, prokurori i çështjes Bledar Mustafaraj ka kërkuar pushimin e gjykimit të Karaj dhe pushimin e akuzës.

Kjo kërkesë është miratuar nga gjyqtari i çështjes Zihni Shahu, i cili ka vendosur të pushojë çështjen. Bledar Karaj, sipas materialit të prokurorisë ka gënjyer lidhur me ngjarjen e pengmarjes së tij në 2013, duke dhënë të dhëna të reme dhe jot të sakta. Në dëshminë e tij Karaj, ka pretenduar se shtetasit Suel Çela dhe Endrit Çopja, i ka shokë dhe qëndron vazhdimisht me ta, dhe nuk kishte asnjë gjë për të deklaruar për ta. Por prokuroria e Elbasanit ka pretenduar se Karaj ka gënjyer dhe nisur nga kjo situatë, e ka marë të pandehur për akuzën e dëshmisë së rreme. Edhe pas këtij vendimi mësohet se sërisht, Karaj ka pohuar se nuk e kishte marë askush peng dhe se gjithçka ka qënë një diskutim mes shokësh.Në atë kohë veprimi i prokurorisë për të marrë të pandehur Karaj, nuk i ka shërbyer në asnjë moment zbardhjes së ngjarjes, pasi dosja hetimore e regjistruar në 2013 është pezulluar për mungesë autori.

Por çuditërisht 6 vite pasi kjo ngjarje kishte ndodhur, prokuroria e Elbasanit ka vendosur të hapë sërish ngjarjen, duke ripyetur sërish Bledar Karaj. Pas dëshmisë së tij, e cila mbetet e paqartë se çfarë ka deklaruar, prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për dy shokët e Karaj, Endrit Çopja dhe Suel Çela. Tashmë prokuroria dhe gjykata e Elbasanit janë përpara dy dëshmive që Karaj ka dhënë për një ngjarje të vetme, ku akuzohet Suel Çela dhe Endrit Çopja. Dëshmisë të dhënë para prokurorit në vitin 2013 dhe dëshmisë së dhënë në 2019 sërisht në prokurori. Cila nga këto dëshmi tregon realitetin se si ka ndodhur ngjarja. Deri në zbardhjen e vendimin të gjykatës, situata mbetet ende e paqartë dhe e mjegullt për sa i përket provave të tjera materiale që disponon prokuroria për këtë ngjarje, e cila është mbajtur e pezulluar për disa vite me radhë, duke mos pasur asnjë autor të dyshuar dhe arrestuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh

Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh