Europol operacion në 34 shtete/ Në Shqipëri u ndaluan 7 persona, 2 prej tyre në kërkim ndërkombëtar! Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe një sasi droge

Europol operacion në 34 shtete/ Në Shqipëri u ndaluan 7 persona, 2 prej tyre në kërkim ndërkombëtar! Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe një sasi droge

Armet e sekuestruara

Europol ka zhvilluar një operacion 4 ditor të shtrirë në 34 shtete për goditjen e krimit në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës.

Pjesë e operacionit ishte edhe Shqipëria ku policia ka bërë të mundur arrestimin e  7 personave, mes tyre shqiptarë dhe të huaj si dhe po ndjek në gjendje të lirë 8 persona të tjerë.

Gjatë operacioni janë në vendin tonë janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare.  Nga kontrollet janë sekuestruar 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit. Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine.

Mes 7 të arrestuarve, 2 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar,, një shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve dhe një tjetër  i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu në fushën e emigracionit të paligjshëm  në pikat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë, ku në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 30/09/2020 17:20

    Kane emra keta te arrestuarit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri