'Turizmi i varur nga vaksinimi i qytetarëve', operatorët turistikë: Rezervimet vjeshtë-dimër janë minimale

TIRANË- “Çfarë është turizmi? Lëvizje, kufizimi në lëvizje do të thotë të kufizosh një aktivitet të tërë”, shprehet Vathi.

Rikthimi i kufizimeve në shumë shtete të Evropës dhe pranimi vetëm i qytetarëve të vaksinuar, është kthyer në pengesë për sektorin e turizmit, i cili ende nuk ka rikuperuar humbjet e 2020-ës.

“Pandemia që na dëmtoi vjet nuk është larguar, nuk ka shpresë se do të zhduket përfundimisht në një, dy apo tre muaj. Vërtet është rritur vaksinimi por ka valë të vazhdueshme, turizmi në botë po vuan pasojat e mbylljeve dhe kufizimeve të marra.S’ka arsye që turizmi të ndjehet më mirë, kur shkaku nuk është larguar. Agjencitë po mbijetojnë duke u munduar të përshtaten me kushtet e reja, dhe të gjejnë tregje që janë më liberale në pandemi, dhe të ofrojnë produkte të përshtatshme”, thotë Besnik Vathi.

Anëtar i Bordit të Shoqatës së Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike Besnik Vathi dhe operatorja turistike Jetmira Hoxha thonë për Report TV se turizmi tashmë është i varur tërësisht nga vaksinimi.

“Ne do të donim si tregtar në këtë fushë, dhe duke parë që shumë vende pranojnë vetëm turistë të vaksinuar, do donim 100% e qytetarëve të ishin të vaksinuar. Përveç arsyes shëndetësore edhe udhëtimi jashtë vendit është arsye më shumë për tu vaksinuar”, tha Vathi.

“Vaksinimi do jetë pozitiv pasi nuk do ti kushtëzoj njerëzit se ku do të shkojnë me tampon apo PCR, të kushtëzohen për të udhëtuar, do të ketë shumë lehtësi nëse janë të vaksinuar dhe nuk do të pengohen”, pohon Jetmira Hoxha.

Pengesë për lëvizjen e qytetarëve sipas Vathit është edhe testi në kufi, që sipas tij përveç se shton koston e udhëtimit, nuk ka ndonjë studim që vërtetonse ul infektimet.

“Duhet të hiqet testimi në kufi, është kërkesë që unë e shtroj për dy arsye. Deri më sot asnjë studim nuk ka vërtetuar rënien e infeksioneve me rritjen e testimeve në kufi, dhe arsyeja e dytë është vetë Shqipëria që deri në shtator nuk pati gjendje më të keqe se vendet e tjera dhe pse nuk kërkonte testimin në kufi. E quaj absurde mbajtjen e testimit në kufi, vetëm të ardhura për kompanitë që kryejnë vaksinime”, tha Vathi.

Sa i takon rezervimeve për festat e nëntorit dhe të Krishtlindjeve, operatorët turistikë thonë që janë minimale.

“Njerëzit janë paksa skeptik pasi Italia i mbylli kufijtë dhe duan të dinë se çfarë do të ndodh me pjesën tjetër, pasi dhe Holanda ktheu shtetrrethimin. Rezervimet janë të pakta deri tani, jemi në situatën ku njerëzit vetëm po pyesin, por që të vendosin janë në mëdyshje”, pohon Hoxha.

“Për festat e nëntorit ka kryesisht lëvizje jashtë vendit meqenëse janë datat që kombinohen me pushimin e fundjavës. Lëvizjet janë drejt Dubait, Maldive, Stamboll, Kapadokia, janë vendet që nuk kërkojnë vaksinim të detyrueshëm, dhe nuk kanë shtrënguar masat e tyre, ndryshe nga Evropa”, pohon Vathi.

Turizmi i vjeshtës dhe ai dimëror duket se do të jenë më të zbehtë se ecuria e verës, ku pati fluks të shtuar pushuesish. Ndërkohë sipas INSTAT në 9 muaj kanë hyrë në vend mbi 4.8 milionë shtetas të huaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet