Operatori i Shërbimeve Shëndetësore i përgjigjet akuzave të PD-së: Numri i testimeve është katërfishuar!  Mos bëni politikë me sëmundjen

Operatori i Shërbimeve Shëndetësore i përgjigjet akuzave të PD-së: Numri i testimeve është katërfishuar!  Mos bëni politikë me sëmundjen

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Për akuzat e ish-deputetit Luan Baçi për mungesën e tamponeve në qytetin e Fierit ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor siguron qytetarët që ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.
Numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë.
Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier.
Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren.
Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve.
Ftojmë qytetarët që të lidhen menjëherë me mjekun e familjes kur kanë dyshime për prekjen nga virusi Sars Cov2 dhe të mos neglizhojnë ndjekjen e rregullt me mjekun e tyre.


Lajmi kryesor:

PD: Fieri nuk ka tamponë ! Qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit! Operatori i Shërbimit Shëndetësor: Testimet janë katërfishuar, mos bëni politikë me sëmundjen


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)