Opinioni i Venecias për kodin e ri zgjedhor, Pëllumbi: Kuvendi është sovran! Emërimi i Kadias, e shoh më shumë si specialist ekonomie

Në ndryshim nga rastet e mëparshme kur është marrë parasysh opinioni i Komisionit të Venecias, në rastin e kodit të ri zgjedhor, sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi deklaroi se Kuvendi është sovran.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se Komisioni i Venecias do të japë vetëm një mendim për ndryshimet kushtetuese, por ato nuk do të shërbejnë për të ndryshuar asgjë.

"Komisionet hetimore parlamentare duhet t'i kuptojmë se çfarë qëllimi kanë. Shërbejnë vetëm si indicie për institucionet arsimore. Në rastin e Presidentit, ne mendonim se Meta kishte shkelur ligjin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa nga Komisioni arriti në konkluzionin se shkelja nuk ishte dhe aq e rëndë. Komisioni hetimor jep rekomandime ndërsa në ndryshimet kushtetuese Kuvendi është sovran. Komisioni i Venecias mund të japë mendime por nuk merr vendime" - tha Pëllumbi.

Për emërimin e Besart Kadisë si zëvendës ministër të financave, Pëllumbi deklaroi se ai është më shumë një specialist i ekonomisë se sa një politikan. Ai tha se të gjithë kanë të drejtën që të ndryshojnë mendimet e tyre përsa kohë nuk ndërrojnë boshtin e politikave.

"Nuk e shoh si të tillë. Kadia më shumë se sa politikan është një specialist i ekonomisë. E kam parë më shumë si spacialist i fushës. Unë nuk besoj që Rama përdor termin broçkulla. Ne kemi të drejtën të ndryshojmë mendimet tona përsa kohë që nuk ndërrojmë boshtin e politikave tona. Ne do të punojmë për të mundur PD-në dhe për ta lënë atë në opozitë" - deklaroi Pëllumbi.

Sekretari organizativ foli edhe për platformën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pëllumbi u shpreh se deri më tani janë shpërndarë 90 % të zarfeve për anëtarësinë me kredencialet për tu futur në platformën digjitale.

"PS prej 1 viti e gjysmë ka filluar procesin e digjitalizimit të organizimit të brendshëm. Kjo platformë meqënëse është e ndërtuar na jep mundësinë për të pyetur anëtarësinë për çështje të ndryshme. U hap një kanal për ata që dëshironin të jenë në ekipin e PS-së. Ne këtë proces e kemi bërë me postën shqiptare. Ne kemi kontratë me postën dhe paguan vetë PS. Unë e kam firmosur kontratën. Zarfet janë të shpërndarë në anëtarësinë. Një pjesë ka ngelur ndërsa një pjesë e anëtarësisë ka ngelur jashtë shtetit. Deri dje kanë qenë 120 aplikime" - tha Pëllumbi.

Arben Pëllumbi tha se ai do të garojë në zgjedhjet e 2017 në grupin e kandidatëve në Bashkinë e Tiranës.

"PS nuk është një organizatë ku ti mund të bësh çfarë të duash. Ne funksionojmë në bazë të një ligji. Të zgjidhesh kryetar, ka disa rregulla dhe një mënyrë për të shkuar deri atje. Tani është hapur gara për deputetë. Ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë në diçka. Ne kemi afat deri më 25 dhjetor. Është një shifër e artikuluar rreth 20 veta, kandidatë për deputetë. Pasja e të gjithë pushtetit vendor nuk është benefit shumë i madh pasi krijon më shumë probleme politikisht.

Unë personalisht në 2017 kam qenë në grupin e kandidatëve të Bashkisë së Tiranës. Në kuadrin që askush nuk e ka të sigurt, kjo është e vërtetë. Prandaj do të shohim vlerësimin e anëtarësisë. Grupi parlamentar ka nevojë për ripërtëritje. Këtë kohë po e bëjmë pak më shumë të organizuar. Ne si objektiv kemi që të marrim më shumë vota se sa herën e fundit. Ne duam mbi 800 mijë vota. Më pas se si përkthehen në mandate këto nuk e di" - u shpreh sekretari organizativ.

Së fundmi, Arben Pëllumbi u shpreh se babai i tij, Servet Pëllumbi ka kritika për qeverinë e sotme pavarësisht karrierën së tij të gjatë politike me PS-në.

"Im atë nuk mund të rri pa kritikuar. Një politikan i nivelit të tij, ka gjëra për të cilat mendonin se mund të ishin bërë ndryshe. Nga bisedimet, mund të ketë dhe ai ndryshim mendimesh" - tha Pëllumbi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim