Venecia për Kodin Zgjedhor, Balla: Komisioni është i kthjellët! Opozita përhap tym

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla

Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit. 

Në reagimin e tij Balla thotë se Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit. Ndërkaq kreu i grupit të PS iu kundërpërgjigj opozitës që shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym.

"Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve të saj besnike, shpërndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!  Jo vetëm kaq por edhe perhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellet dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment në respekt të rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantoje që e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes", tha Rama.

rekomandimin numër 2 të opinionit të Venecias, kërkohet të "shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare" dhe veçanërisht "kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë". Praktikisht me këtë rekomandim, Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet nga Presidenti Meta dhe nga opozita e bashkuar me ne krye Lulzim Bashen për të ndryshuar edhe njëherë modifikimet në kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të votuara tashmë nga parlamenti. 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim. 

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të drejta kritikat e kryeministrit Rama ndaj BE për vaksinën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pollo te ‘5 Pyetjet’: Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën të rrezikshme për vendin! Roli si ndërmjetës mes Greqisë e Turqisë, propagandë