Reagon Edi Rama: Koalicioni kundër zgjedhjeve vetëvrasje politike. Më 30 qershor do të votohet!

Reagon Edi Rama: Koalicioni kundër zgjedhjeve vetëvrasje politike. Më 30 qershor do të votohet!

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, dhe se shqiptarët më 30 qershori do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të bashkive. Në një reagim në rrjetet sociale pas firmosjes së koalicionit opozitar nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe 6 aleatë, kreu i qeverisë thotë se koalicioni kundër zgjedhjeve është një tjetër vetëvrasje politike pas djegies së mandateve. 

"Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot PD-LSI dhe 6 aleatë që kanë dalë nga Parlamenti në protesta antiqeveritare, firmosën marrëveshjen e koalicionit zgjedhor opozitar për një qeveri tranzitore që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata thanë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë, dukelënë të nënkuptuar edhe një herë në faktin se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale përsakohë Edi Rama është në krye të qeverisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Koalicioni opozitar, Spiropali: Marrëzi olimpike dhe buzëqeshje heroike...Vetëm Basha mund ta bëjë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënese e Qeverisë, Elisa Spiropali, reagoi pas firmosjes së kaolicionit zgjedhor opozitar, duke dhënë se ky moment shënon edhe shkatërrimin e partive.

"Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!", shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPAKU: 23/04/2019 13:42

    Moj Kryemadhke po a te degjon njeri ne Tirane ty,me betime te tipit "po pata vjedh nje qindarke i befsha ilace per femijet e mi" ke treguar publikisht se je kokrra e mashtrueses & injorances, me keq se yt shoq qe fshihet sot per turpin e tij pas presidences.

    Përgjigju
  • Daja: 23/04/2019 13:24

    Lerini ne deshperimin e tyre,ne shkaterrimin e plote e te turpshem te PD-LSI

    Përgjigju
  • Populli: 23/04/2019 13:20

    Zoti Rama,popullin e keni me vete,qytetaret do dalin ne votime per kokerr te qefit,tani qe shtrenguan doren dordoleci i PD-se me fallxhoren e LSI-se u zgjidhen te gjithe hallet e ketij populli!!!!!

    Përgjigju
  • Donela: 23/04/2019 13:12

    Koalicioni i turpit qe kerkon me cdo kusht rrenimin dhe shkaterrimin e Shqiperise,me thoni c'fare gje te mire beri ne keto 30 vjet PD-LSI,ky eshte fundi i ketyre subjekteve politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në Euro 2024

Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në Euro 2024