Opozita formulë të re për maksimizimin e votës në zgjedhje, Shehi për Report TV: Ftojmë në koalicion edhe Topin, Patozin e Topallin

TIRANE-Opozita kërkon korgjimin e sistemit zgjedhor. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dje zhvilloi një takim me aleatët në selinë blu ku u ra dakord, që për hir të maksimizimit të votës në zgjedhje për të djathtën,  të dalin si grupim më vete brenda koalicionit në zgjedhjet ardhshme parlamentare, pra partitë e vogla do të garojnë me siglën e tyre dhe jo në atë të PD-së sikur ndodhi në zgjedhjet e fundit në 2017.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetarin e Report Tv Elis Memelli, sqaroi formulën e re dhe se cfarë synon opozita me këtë propozim, që për t'u miratuar e ka në dorë PS-ja, nëse do ta pranojë në tryezën e reformës zgjedhore, pasi ka nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sa i përket debatit mes Presidentit dhe shumicës, Shehi shprehet se "Ky njeri (Ilir Meta) mbron edhe interesat e veta, por duke mbrojtur kushtetutën mbron edhe një pjesë të së drejtës qytetare".

Intervista e plotë
Zoti Shehi cfarë synon kjo formulë e re?
Këtu nuk ka ndonjë mister apo sekret, formula është e thjeshtë, brenda trenit të madh opozitar që ka lokomotivë PD-në, ndodhen shumë parti dhe sipas sistemit partitë e fundit kanë pak shpresë për t'u përfaqësuar. Dhe ne gjykojmë duke hapur disa kllapa duke krijuar aleanca të tjera brenda opozitës së madhe, pa i hequr asnjë votë opozitës së madhe, por vetëm duke i shtuar, shtohet mundësia që edhe ai që është në fund të ketë shanse. E dyta rregullohet edhe padrejtësia që krijon ky sistem, se mund të mbledhësh 50 mijë vota por nuk ke asnjë deputet. Me këtë lloj kllape gjykojmë që maksimizohen votat, stimulohen të vegjlit. Është formula më e mirë taktike. Falë zotit edhe PD-ja në radhë të parë, por edhe LSI-ja dhe të gjitha partitë janë dakord për maksmalizimin e votës. Edhe moralisht brenda xhepave opozitarë mund të rreshtohen forca, që nuk kishin vend deri dje. I ka të gjitha të mirat kjo punë.

E keni diskutuar me Bashën, si e priti?
Ne me zotin Basha e kemi diskutuar, ishte dakord edhe Basha. Ai është njeri inteligjent dhe e kupton që këto vota që teprojnë sërish te Basha shkojnë. Puna është të sqarojmë qytetarët që nuk e dinë se cfarë ndodh, ose ka media që thonë se këta po përçahen. Kjo është formula e vetme për t'u bashkuar të gjithë në paqe. Këtu ka vend nga Topi dhe përfunduar te Patozi dhe Topalli, lëvizjet e reja që kanë dalë apo.

Ta lexojmë si ftesë?
Po, po. Lexojeni s të doni, kjo zbut antagonizimin brenda opozitës. Ka njerëz që nuk komunikojnë, që nuk flasin me Bashën dhe Kryemadhin, kjo formulë u jep hapësirë të gjithëve. I vetmi defekt është nëse do i pëlqejë Ramës dhe mund të kuptojë se nuk ka asnjë shpresë. Kjo formulë i jep mundësi opozitarëve dhe korrigjon disa padrejtësi që bën ky sistem. Kjo e hap për parti të tjera që nuk janë ndjerë të përfaqësuara në shtratin e vet në këtë opozitë.

Cfarë prisni nga kjo?
Në këtë lloj mënyrë duke dalë edhe siglat e partive, koha do të tregojë sa do të marrim. Por këto vota nuk shkojnë dëm, prapë te PD-ja do të shkojnë. Kjo lloj formule i jep shans të gjithëve.

Kjo ndryshon sistemin?
Korrigjon brenda sistemin. Mjafton të bien dakord ata që kanë marrë përsipër. Kjo është ndërhyrje në ligj. Principi bazë është ky, që brenda opozitës ti japim  mundësi disa kategorive që të rreshton sipas votave që kanë.

Si i komentoni deklaratat e Presidentit për grusht shteti?
Ne do të donim që Presidenti të ishte mbi palët, por shumica e ka shkelur kaq shumë ligjin dhe ky është i detyruar të rezistojë, jo thjesht të mbrojë Ilir Metën, por Presidencën. E thëna në emër të Presidentit do ta mbrojmë. Ne do të mbrojmë Presidencën dhe Kushtetutën dhe jo Ilir Metën.

Keni diskutuar për rikthim te protestat?
Pas datës 15 kur të mbarojmë reformën, opozita do u kthehet të gjithë armëve të veta, përfshirë protestat.

Por a po ju dirigjon Ilir Meta në këtë histori?
Unë kur të vijë puna për të mbrojtur Presidencën si institucion mund të bie dakord. Unë mendoj se Meta është më i shkathët se unë dhe e mbron veten më mirë. Këtu po shkelen interesat e shtetit. Meta mund të ketë të gjitha huqet e veta, por president që të pranojë betimin me postë!!!. Ky njeri ka të drejtë të alarmohet. Nëse nuk e meriton Presidencën, PS-ja të sjellë ato argumentet. PS-ja po i bën presion Metës që të përkulet si teli i bakrit dhe të marrë formën e Ramës. Ky njeri mbron edhe interesat e veta, por duke mbrojtur kushtetutën mbron edhe një pjesë të së drejtës qytetare. Rama po e bën për ta dobësuar për ta bërë rol qesharak Presidencën. Ky nuk ka burrëri, por përdor parlamentin duke bërë ligje që janë për të qeshur. Ky i thotë 'je apo nuk je ti, ne bëjmë ligjet'. Për këtë rast roli i Presidentit ka qenë si duhet, sikur gjykojmë kur nuk ka qenë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DASH DOPJO RAKIA: 19/02/2020 13:53

    O dashi havas tani je bo si fshesaxhi nate po mundohesh me mbledh gjith plerat mas vetes o dash dopjo rakia. Po mos haro ploncin var o dayhi rrot karr.

    Përgjigju
    • Ela: 19/02/2020 14:31

      O Dash te dija bur te zgjuar,gabove me mbeshtetjen ndaj Metes,tet shoqe nuk ta hoqi Rama se ishte gruaja jote apo opozitare,ti e di shum mire,Rama nuk heq opozitare ,heq socialiste ,dhe per kete nxjerr mllef,je qytetar nuk je pronvicial,pavaresisht se ske partpor prap ka faj mazhoranca,rit pragun elektoral,ndrysho kodin zgjedhor dhe le te kakarisin neper shlet e Monikes

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve