‘S’u harrojmë’, kreu i Syriza-s fushatë në Dropull: Këtu është derdhur gjak grek

Edhe pse marrëdhëniet greko-shqiptare prej muajsh janë “të ngrira”, për shkak të çështjes “Beleri” dhe dënimit me burg për krime zgjedhore, të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, kreu i partisë opozitare greke "SYRIZA" Stefanos Kasselaqis u takua me minoritetin grek në Shqipëri. Ky takim, është pjesë e turit të lideri të partisë më të madhe opozitare në Greqi, në rajonin e Epirit.

Kreu i partisë opozitare greke "SYRIZA" takimin e parë në jug të vendit tonë e organizoi në Bularat, dhe në varreza ku vendosi lule dhe tha” Jam krenar per vendin tim”. Më pas, ai u ndal në zyrat e bashkisë Dropull në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.

'Ne si përfaqësues të politikës së Greqisë do të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen e helenizmit kudo ku gjendet e sidomos kur gjendet në kufinjtë e vendit tonë atje ku kanë luftuar e kanë derdhur gjak grekët. Desha të shtoj për bashkëqytarët grekë këtu në bashkitë minoritare dhe në Himarë se nuk do t’ju harrojmë. Të dëgjuarit e problemeve dhe vizitat periodike janë detyrim i yni si shoqëri ndaj jush  gjatë takimeve, ai është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokaatër Dimitrios Sacharidis dhe kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.'- tha Stefanos Kasselaqis.

Agjenda e tij përfshiu edhe një vizitë në dyqanet e zonës, por për mediat greke është e habitshme që kreu i opozitës greke ka përjashtuar nga turi i tij Himarën dhe ka shmangur një takim të mundshëm në burg me Fredi Belerin ende pas hekurave në burgun e Fierit, ndërsa kundërshtari më i madh i SYRIZA-s, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë atë në listën me 42 kandidatë për eurodeputet të partisë qeverisëse “Demokracia e Re”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 10/05/2024 05:44

    Ja bëre analizat e doli grek?!

    Përgjigju
  • Sulioti: 09/05/2024 19:44

    Si Arvanitët që derdhen gjakun e dhanë jetën për Eladha-n e re... që i tradhëtoi e i poshtëroi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, Kisha Ortodokse: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore

Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, Kisha Ortodokse: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore