Opozita kundër “kapjes” së
shtetit, mijëra protestues në shesh

Opozita kundër “kapjes” së<br />shtetit, mijëra protestues në shesh
Mijëra protestues të udhëhequr nga liderët e tre partive opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë zhvilluar protestën anti-qeveritare. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës ka dy javë kohë për përmbushjen e kërkesave të Opozitës. Haradinaj tha se pushteti po nëpërkëmb dhe po përqesh qytetarët e vendit, ndaj paralajmëroi se nuk do ndalen para kërkesave për rritjen e pagave e zhvillimin ekonomik.

Në protestë u ngrit zëri kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Ndryshe nga deklarata e liderit të vetëvendosjes, në shesh ishin shumë më pak se 20 mijë qytetarë e për këtë mediat Kosovare kanë publikuar foto nga lart, ku duket pjesmarrja e pakët qytetare, ndërsa policia thotë se pjesmarrës kanë qenë 2500 persona.

Protesta nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” ku protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe parulla mbi kërkesat e protestës. “Me hajdutët nuk ka shtet”, “Hajdutët në burg, jo në Qeveri”, “Trepca eshte e jona jo e serbise”, janë disa nga thirrjet dhe mbishkrimet në parullat e protestuesve. Protestuesit kanë ndjekur itinerarin e parashikuar më herët duke parakaluar në pjesët kryesore të qytetit, drejt sheshit Skëndërbe.

Arsyet kryesore për thirrjen e protestës janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të veprojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj. Kjo protetsë u konsiderua mbarëpopullore për të gjithë njerëzit që kanë ankesa ndaj qeverisë.

proteste kosov



proteste kosov

protesta
protesta ne kosove

Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi