Basha-Kryemadhi thirrje qytetarëve: Mos paguani taksa, këtë javë nis mosbindja civile

Krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI, kanë deklaruar se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin. Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format. 

"Patëm takim të zgjeruar të opozitës. Kemi vendosur të jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, që po poshtërohen nga qeveria. Jemi në krah të gjithë shqiptarëve që goditen me taksat, hiqen nga ndihma ekonomike. Shqipëria ndodhet në prag të një humnere ekonomike, shkaktari është Edi Rama. Pasi vodhi zgjedhjet, vazhdon të qeveris me bandat dhe banditët. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të ndershme, demokraci, qeveria shkel Kushtetutën.

Në këtë vend merr fund reforma  në drejtësi, se mos vëllezërit e kryeministrit e të ministrit dalin bashkëpunëtor me trafikantët. Hapësira e vetme për t’i qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja civile dhe kjo nis këtë javë, me të gjitha format e mosbindjes. Ky është vendim unanim i opozitës, e cila nis që sonte për të bërë realitet mosbindjen qytetare. Ne do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar për të arritur qëllimin. Protesta në të gjitha format dhe mënyrat"

Lulzim Basha, kryetar i PD

"Mobindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë ti thuash: Ik Edi Ramës, se boll ja more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur, që çdo ditë e më shumë po vuan dhe më shumë. Ju bëj thirrje të gjithë ju mediave, të gjithë ju gazetarëve që të bëheni pjesë e kësaj mosbindje qytetare, sepse pagat tuaja të vogla janë si rrjedhojë e uzurpimit dhe e vjedhjes që çdo ditë i bën Edi Rama.

Duke ju mbyllur gojën gazetarëve, politikanavë dhe qytetarëve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjes, diktaturën e drogës. Prandaj ju bëj thirrje, mos ndaloni çdo ditë, bëhuni misionarë të atyre qytetarëve, bëhuni misionar të atyre 23 të burgosurëve, të cilët janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe janë mësim dhe për ne opozitën. I falenderoj me zemër në emër të të gjithë grave dhe nënave shqiptare, që do të jenë nesër në dyert e gjykatës, ku do ku ta bëj gjyqin Edi Ramës, në Kukës apo në Tiranë, gratë dhe vajzat shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që I dhanë dinjitet shqiptarëve, I dhanë dinjitet këtij populli, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi i fyeu në mënyrën më vulgare"

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Sipas kreut të PD, vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptarët, duke shtuar se këtë e tregoi qartë Kukësi. Lulzim Basha iu ka bërë thirrje demokratëve për mosbindje civile, duke iu kërkuar të bllokojnë rrugët, të mos paguajnë taksat e rritura, taksën e pronës, të Rrugës së Kombit, të ujit dhe dritave.

“Zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, do të kërkojmë zgjidhje politike. Këta po veprojnë si në diktaturë, ne nuk bëhemi më pjesë e këtij teatri. Stabiliteti i krimit në Shqipëri nuk pranohet, vetëm demokraci”,

Lulzim Basha, kryetar i PD

Këto deklarata erdhën pas mbledhjes së Lulzim Bashës me Kryesinë e PD, grupin parlamentar dhe krerët e degëve, ku të pranishëm ishin dhe deputetët e LSI, shoqëruar nga kryetarja Monika Kryemadhi. Ndërkohë, në orët e pasdites edhe LSI mblodhi grupin parlamentar, ku në përfundim të saj, Kryemadhi i bëri thirrje Kuvendit të përjashtojë nga punimet e tij kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se ka fyer kosovarët.


(Monika Kryemadhi dhe deputetët e LSI duke hyrë në selinë e PD)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Basha-Berisha thirrje për mosbindje civile: Kukësi ndezi shkëndijën

PD dhe LSI po përgatiten për një protestë të madhe kundër qeverisë Rama. Mbledhjet e njëpasnjëshme kanë vijuar në selinë blu prej orës 18:00, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë, grupin parlamentar dhe krerët e degëve, ku të pranishëm kanë qenë dhe deputetët e LSI me kryetaren Monika Kryemadhi. Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë bërë thirrje për mosbindje civile, duke kërkuar që të gjithë të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksat.

“Lëvizjet e mëdha fillojnë kur nuk e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë, që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në radhë të parë kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Kjo është mosbindje me vendosmërinë që ta nisim dhe nuk kthehemi më!”,

Sali Berisha, deputet i PD

“Është momenti për të qenë në krah të njerëzve. Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Mos paguani taksat. Në këtë situatë ku Rama e ka futur vendin ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por duhet të jemi në krah të qytetarëve. Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Ne nuk çojmë kërkesë për leje në polici. Do ta kërkojmë kur të jetë Olsi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri”,

Lulzim Basha, kryetar i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kush ?: 03/04/2018 18:10

    Kush jane keto dy fytyra. Sinonim i vrasjeve dhe vjedhjeve. Llumi shqiperise.

    Përgjigju
  • Qutetari: 03/04/2018 14:47

    o popull mos ju pergjigjni Kryekarve te partive Pd Lsi mos ju shkoni mbrapa tyre Ata te gjitha keto veprime qe beni ju kane hallin e tyre me Drejtesine Mona -Ilir kane vjedhur Floririn shqipetar e cuar ne Bankat Angleze fo ta degjoni havazin Mona do dali trafikantja me e madhe e Kokaines duke nxjrre jasht Shqiperise me Karocen e kalamanjerve Sahli-Luli Hajdute te rruges Kombit me Miliona dollare Vrases te 21 Janarit te 4 Protestuesve te pa fajshem shitja e Detit Duan ti shpejtojne Burgut prandaj ju fusin ju o popull per trazira kane hallin e tyre nga Drejtesia mos u shkoni mbrapa

    Përgjigju
  • ce: 03/04/2018 12:15

    i ka ikur petlla , cojeni tek psikiatri se nje femer qe pi cigare qysh ne klase te 8 nuk mund te behet kurre lidere vetem se mund te hedhe cizme ne ajer sa per show, shiko kujt i shkon prapa kryehajdutit te rruges se kombit per te cile eshte i pandehur dhe perkrah banditet dhe horrat e kukesit,,,,

    Përgjigju
  • Drejtesia: 03/04/2018 10:13

    Po a ka shqiptar me dy pare mend ne koke qe ju degjon ju qelbesirave per te djegur e shkaterruar Shqiperine,jeni turpi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 03/04/2018 10:11

    Basha,Berisha,Monika fytyra e vertete e politikes se djathte ne kete vend,anarki,tym e flake nuk meret pushteti duke i vene flaken Shqiperise.

    Përgjigju
  • Donela: 03/04/2018 10:08

    Plehrat vetem anarki,tym e flake kerkojne,jane gati t'i vene flaken Shqiperise vetem per te mbrojtur veten e tyre

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/04/2018 07:39

    Kjo është Rusia e Putinit me dorë të zgjatur në PD! Ata nuk kan paguar kot për Lulzim Bashën!!! Luli duhet burgosur për tradhëti kombëtare sepse pengon zhvillimin e vendit që ta mbaj Shqipërin sa ma larg Evropës !!! Ky është bandit i shitur tek Rusët...!!!

    Përgjigju
  • Njetri: 02/04/2018 23:49

    Futini brenda keta legena se na moren me qaf spaskan as turp as cip keta mona me lulin duan pushtet o ro...T

    Përgjigju
  • Erik: 02/04/2018 20:59

    Ku do vene po s’paguan drita e uje? Russia Gate, çfare pret me Arta Marku t’i therrase keta te dy dhe Saliun tre?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 02/04/2018 20:40

    As taksa, as Vetting, as gje. Jemi me PD, se jemi te gjithe te pare,bashkohuni me PD dhe LSI me to s'ka shtet s'ka asgje. Rrofte anarkia, fitore ✌

    Përgjigju
    • Njetri: 03/04/2018 07:51

      Ca thua o njeri opo sbehemi ne jo

  • Ilir: 02/04/2018 19:22

    O idiot...! Keshtu te thane ruset te besh? Ta djegim edhe nje here per karriken tende eeee...?! Keshtu pas 50 vitesh do vish be pushtet. Do votojme kedo tjeter vec treshes tuaj!

    Përgjigju
  • Maruni: 02/04/2018 19:20

    Ore po çfar bën prokuroria pse se areston këtë kriminelin shal ngjit që bën thirje për luft çohuni o Shqiptar e tregoini vëndin këti krimineli ordiner këti hajduti ordiner këti maskarait të mos bindet populli që ky të vjedhi rehat ky qen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët