'Opozitat të merren vesh me njëra- tjetrën'/ Murrizi: Gati të ulem me Bashën, por të na kërkojë falje! Takimi me Ramën për 'Zgjedhoren' i vështirë, edhe PS ka kërkesat e saj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ia la "topin" dy opozitave për Reformën Zgjedhore dhe në përgjigje të kësaj deklarate, Myslym Murrizi është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me opozitën e re. I ftuar në emisionin "Repolitix", Murrizi tha se për  këtë ka vetëm një kusht, që kryedemokrati Lulzim Basha t'iu kërkojë falje deputetëve që i baltosën pse pranuar mandatet.

"Ulem me ta, por Basha duhet të kërkojë falje për baltën që ka hedhur për deputetën që pranuan mandatet. Nuk e votojmë Reformën Zgjedhore në Kuvend as për Lulin, as për Monikën as për Ramën e as Obamën", tha Murrizi.

Ndalur te ajo se çfarë është diskutuar në takimin e sotëm prej 1 orë e 20 minuta me kryeministri Rama, Murrizi tha se edhe PS-ja ka kërkesat e veta, por që nuk i prezantuan sot.

"Takimi me Ramën është se ca jemi ta gatshëm ne të votojmë dhe çfarë kërkon PS në emër të votave dhe atyre që përfaqësojmë në parlament. Ne kërkojmë sistem propocional me lista të hapura, ta shikojnë pragun, 5% është i diskutueshëm, ne do të diskutojmë për 2 ose 2.5%. Sot e kemi 4%, 2.5 për subjektet më vete, nëse hapen listat vështirësohet koalicioni parazgjedhor.  Edhe PS ka kërkesat e veta, por nuk i shprehu dhe na tha që do të shikojmë. Nëse kërkoj lista të hapura, do të shikojmë se nga sa anon balanca. Nga 5 kërkesa mund të arrijmë 2 dhe ai meqë është forcë e madhe nga 3 kërkesa mund të marrë 1", tha Murrizi, teksa e cilësoi takimin me kryeministrin, si të vështirë." Takim i vështirë, i fortë se ai është problem i madh te dashuria e parë, mbaron për pazarin që prej 12 viteve, që nga 2008", shtoi ai.

Në fund, ai nuk e përjashtoi mundësinë për një takim të tretë me Ramën, por si kryetar i PS-së, jo si kryeministër.

"Patjetër që do të jetë i nevojshëm një takim i tretë, o me Ramën o me dikë tjetër. Ramën e kam takuar si kryetar të PS-së, kjo si kryeministër", përfundoi ai.  

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se duhet të ketë ndryshime të ministrave të kabinetin qeveritar në muajin shtator?

Komento

Komente

  • Tirona: 08/07/2020 15:54

    Ja paskan tund nje leter Murrizit para syve,te len te dyshosh se edhe ky e paska honger nje luge corbe ne kohen e xhaxhit , si ka mundesi qe lumi te kalohet pa u lagur "por mr njr te falur". Murriz ! Luga e corbes po e bon t'veten.

    Përgjigju
  • Populli: 08/07/2020 00:18

    Mos u dorezo murrizo.. Ndryshe do perfundosh lecke te hedhun tutje..

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Me kapele dhe i qetë në lokal, ja ku po relaksohet kryeministri Rama