Orenc Graca, pianisti 12-vjeçar
“rrëmben” çmimin e parë në Itali

Orenc Graca, pianisti 12-vjeçar<br />“rrëmben” çmimin e parë në Itali
Pianisti i vogël shqiptar Orenc Graca ka sfiduar rreth 900 konkurrentë dhe “ka rrëmbyer” më 14 maj Çmimin e Parë Absolut në konkursin 'Citta di Palmanova' që u zhvillua në Teatrin Gustavo Modena, të Palmanovas, pranë Triestes në Itali.
 
Pianisti Orenc Graca, është vetëm 12 vjeç, por djaloshi nga Elbasani mban mbi shpatullat e tij të brishta mbi 12 çmime të para absolute kombëtare e ndërkombëtare në Festivalet e Konkurset pianistike të zhvilluara në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë e Austri.
 
Listës së trofeve i është shtuar edhe çmimi i fundit në Itali i "Filippo Trevisan" për moshat 5-15 vjeç që u dha për Finalistët e "Citta di Palmanuova".
 
Pas shumë përvojave të suksesshme në skenë, Graca shkëlqeu dhe shfaqi merita të veçanta me interpretimet virtuoze të “Etyd” të Moshkovsky-it, të Sonatës në Re Minor të Bethoven-it, me “Vrulli”-n e Shuman-it dhe pjesës shqiptare “Humoreska” të Albert Paparistos.

orenc graca
 Pianisti 12-vjeçar nga Elbasani Orenc Graca

Eventi u mbajt nga data 8 deri 14 Maj në Itali, ku u zhvilluan konkurset në disiplinat kanto, piano, harqe, kore e muzikë dhome. Në këtë garë morën pjese 900 muzikantë nga 5 deri 24 vjeç.

12-vjeëari Graca është nxënës i Shkollës artistike "Onufri" të Elbasanit. Talenti i tij është mbështetur nga prindërit dhe mësuesja e tij Violeta Sulkuqi ,që e drejton që nga klasa e parë.

Pianisti Orenc Graca është fitues i tre çmimeve në këtë si Çmimi i parë absolut për kategorinë C, Ëmimi i Madh “Trevisan Juong”, Çmimi për Masterclasse në Slloveni që u mbajtën 10-16 Korrik 2017 e më gjerë.

orenc graca
Pianisti 12-vjeçar nga Elbasani Orenc Graca


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon