S'ka 'tym të bardhë'! PD-LSI: PS saboton çdo propozim tonin! Gjiknuri: Teknologjia e administrata zgjedhore na ndajnë! Hajdari: S'kuptoj Bashën që do Ramën perandor

TIRANE- 4 orë diskutime nuk kanë mjaftuar që palët në Këshillin Politik për reformën zgjedhore të arrijnë të gjejnë një konsensus. Duket se palët kanë dalë më të ndara se kurrë në lidhje me ndryshimin e sistemit, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe depolitizimin e  administratës zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme që nisi nga ora 17:00 deri në orën 21:00 nuk ka dalë 'tym i bardhë' edhe pse numërimi mbrapsht për këtë reformë ka nisur dhe dita e nesërme shënon dhe afatin e fundit për t'u përmbyllur.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të parët që dolën nga mbledhja, thanë se PS ka hedhur poshtë çdo propozim të ata kanë bërë dhe që sipas tyre garantojnë standardet në zgjedhje. Opozita joparlamentare tha se PS kundërshton teknologjinë në zgjedhje me argumente bajate se nuk mund të realizohet në një kohë që jep koncesione për çdo gjë të mundshme dhe nuk mund të pajisë me sistem biometrik 5 mijë qendra votimi.

"Të gjitha propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetin tonë për çështje të caktuara. PS nuk ka interesin e qytetarëve  dhe as reformën zgjedhore" tha Bylykbashi.

Kjo është hedhur poshtë  nga përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, i cili tha se ODIHR-i rekomandon vetëm 10 % të pajisjes së qendrave me i biometrik dhe jo në të gjithë territorin. Ai madje shtoi se nëse PD është dakord të bisedojnë me ODIHR dhe të gjejnë një zgjidhje pasi nëse në të ardhmen sistemi dështon, do të vërë në rrezik zgjedhjet.

Teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës janë dy çështjet madhore që ndajnë palët,  por për Gjiknurin këto nuk duhet të bëhen sebepe për të hedhur në erë reformën, i cili shpreson ende për një konsensus.

Ndryshimi i sistemit diskutohet në një fazë të dytë tha Gjiknuri, por kjo ka revoltuar Rudina Hajdarin, e cila u shpreh se kishte propozuar një sistem me lista pjesërisht të hapura që përkrahej nga SHBA dhe ndërkombëtaret,por jo nga PS dhe PD. Ajo hodhi akuza të forta ndaj Liderit demokrat Lulzim Basha duke u shprehur se "nuk e kuptoj pse do ta mbajë Ramën perandor dhe nuk dëshiron ndryshim sistemi".

Sipas burimeve takimi i radhës do të mbahet sërish ditën e nesërme në orën 17:00, ku shënon dhe afatin e fundit për reformën zgjedhore, një afat i kërkuar me ngulm nga SHBA dhe BE që të respektohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Hajdari: PS-PD nuk duan ndryshim sistemi! S'kuptoj Bashën pse do të mbajë Ramën perandor (VIDEO)

Rudina Hajdari u shpreh se palët nuk duan ndryshim sistemi dhe pse ajo propozoi një model të mbështetur nga SHBA dhe ndërkombëtarët me lista pjesërisht të hapura.  Hajdari tha se nuk e kupton Bashën pse kërkon të mbajë këtë sistem që e kanë bërë Ramën perandor dhe të gjithëpushtetshëm.

"Nuk kuptoj pse PD nuk e përqafon këtë ide të ndryshimit të sistemit, erdha për të gjetur një formulë kompromisi ta pranonin të gjitha palët. Sot propozova një formulë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët dhe nga SHBA dhe hap listën pjesërisht dhe këtë ma hodhën poshtë. PS dhe PD kanë kaq frikë për të hapur listat dhe t'i dhënë qytetarët mundësinë të zgjedhin kë duan. E kuptoj fare mirë Ramën që nuk do pasi është bërë i gjithëpushtetshëm me këtë sistem, por nuk kuptoj Lulzim Bashën pse e do këtë sistem që e ka bërë Ramën perandor. Se kuptoj pse Basha do ta mbajë Ramën perandor. Edhe pse qëndruan bashkë kundër këtij propozimi, sepse kanë frikë nga vota e qytetarit. Unë nuk dorëzohem pasi nga një anë kemi klasën e vjetër politike, nga një anë qytetarët që duan ndryshim sistemi dhe në parlament të futen ata që e meritojnë", tha Hajdari.

Ora 21:27
Gjiknuri: Teknologjia dhe depolitizimi i administratës na ndajnë, të mos bëhen sebepe për të hedhur në erë reformën (VIDEO)

Damian Gjiknuri tha se teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës na ndajnë, por shpreson që këto të mos bëhen sebepe për të hedhur në erë reformën. Ndryshimi i sistemit dhe ligji për referendume, të dyja të kërkuara nga Rudina Hajdari, do diskutohet në një fazë të dytë.

"U ra dakord që sistemi të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore, se pas mbarimit të kësaj faze me konsensus të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR të përfundojë. Faza e dytë do të ketë reformim e partive politike dhe ligjin për referendume.  Janë dy propozime që na ndajnë teknologjia në zgjedhje 100 dhe reformimi i administratës  zgjedhore. Për sa i përket teknologjisë vullneti ka qenë i qartë që ta aplikojmë ashtu edhe në çështjen e votimit elektronik, por përtej dëshirës iu drejtuam zyrtarisht ODIHR-it që na tha se sistemi duhet aplikuar gradualisht jo më shumë se 10 % ne po e çojmë edhe më shumë dhe zonat t'i zgjedh PD. Le t'i drejtohemi ODIHR-it së bashku dhe po na ktheu përgjigje pozitive po e marrim këtë risk, por jo nesër të thotë se dështoi sistemi duke vënë në rrezik zgjedhjet, kjo nuk është zgjidhur pavarësisht dëshirës. Ne do adresojmë çdo gjë që është e zgjidhshme edhe e ligjshme. Edhe administrata jo politike duke ofruar kompromisin tonë duke ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultati zgjedhor. Këtë se ka pasur askush. Pranuam përfshirjen e monitorimit me kamera në çdo qendër votimi, nëse ka pretendime për shkelje votimi, kemi pranuar reduktim të financimit nga privati. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, por nuk duam të mbahemi peng", tha Gjiknuri.

Ora 21:12
Petrit Vasili: PS kërkon të rrëmbejë zgjedhjet e 2021 si ato në 30 qershor (VIDEO)

Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili, u shpreh se me depolitizimin e komisioneve zgjedhore, PS kërkon të grabisë zgjedhjet e 2021 si zgjedhjet e 30 qershorit. Vasili u shpreh se përfaqësimi i barabartë politik në komisionet zgjedhore, duhet të ruhet.

“I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë, tani të bëhen me ligj. Kërkon që të mbushë votat në tavolinë dhe t’i numërojë vetë, ashtu siç bëri në 30 qershor. Opozita nuk tërhiqet asnjë centimetër nga ato standarde që janë aktualisht dhe të hyjë në standarde që nuk kanë qenë asnjëherë. Partia Socialiste synon të minojë reformën zgjedhore, duke e miratuar në mënyrë të ngjashme. Propozimi i opozitës nuk i jep asnjë privilegj opozitës, por vendos në kushtet të barabarta qeverinë dhe opozitën në komisionet e administrimit zgjedhor. Por, PS nuk kërkon paritet, por kërkon që të mos ketë asnjë sy tjetër në tavolinë.

Nga ana tjetër, Vasili akuzoi PS se kundërshton teknologjinë në zgjedhje. “Argumenti është një argument bajat, me idenë se nuk mund të realizohet. Në 5 mijë qendra PS nuk e bën dot, ndërsa në shtetet ku votojnë nga 200 milionë njerëz, bëhet. PS e bën për koncesionet, por për zgjedhjet nuk e bën dot. Kemi një politikën”, tha Vasili.

Ora 21:12
Bylykbashi: Të gjitha propozimet tona janë refuzuar, PS nuk e do reformën zgjedhore

Oerd Bylykbashi tha se të gjitha propozimet e opozitës janë refuzuar fleksibilitetin që PD ka treguar për çështje të caktuara. Kjo tha Bylykbashi,  tregon qartë se PS nuk do as reformën dhe as ka interesin e qytetarëve të parën.

"Kemi bërë propozime për të garantuar votën  që kur hidhet prej zgjedhësve ajo të numërohet e paprekur dhe rezultati të përcaktojë fituesin. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetin tonë për çështje të caktuara. Ne jemi përballur me refuzimin e të gjitha çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. PS nuk ka interesin e qytetarëve  dhe as reformën zgjedhore", tha Bylykbashi.

Ora 20:06
3 orë diskutime asnjë konsensus në Këshillin Politik! Diskutime të nxehta për teknologjinë në zgjedhje dhe ndryshimin e sistemit

Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar dhe nisjen e mbledhjes së Këshillit Politik, por edhe pse kanë kaluar 3 orë palët ende vijonë të mos kenë gjetur dakordësi. Sipas gazetares Klesian Omeri, Rudina Hajdari ka prezantuar disa ide për ndryshimin e sistemit zgjedhor bazuar te sistemi danez, ku diskutime kanë qenë të nxehta por pa konsensus mes tyre. Hajdari i mëshon fort faktit për të pasur një ndryshim sistemi ose minimumi të hapen listat, por si për PS dhe PD kjo duhet diskutuar në një fazë të dytë.

Teknologjia në zgjedhje vijon të ndajë palët , ku PD kërkon përfshirjen e identifikimit biometrik në të gjithë territorin si garancinë që nuk do të ketë falsifikim të votës dhe votim familjar, ndërsa Gjiknuri ka kërkuar më herët se mund ta vendosin identifikimin biometrik në zonat që do PD dhe i konsideron problematike, por kjo është refuzuar si nga opozita parlamentare dhe ajo joparlamentare duke u sh[prehur se kjo duhet  të aplikohet në të gjithë territorin.

Numërimi mbrapsht për zgjedhoren ka filluar, por ende palët duken larg një konsensusi.

Ora 17:06
Këshilli Politik, mbërrin Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

1590851315_Screenshot2.jpg

 Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

Të fundit që kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të nisur mbledhjen për Reformën Zgjedhore janë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nga opozita jashtëparlamentare. Reforma Zgjedhore është në orët e fundit të afatit të saj.

Ora 17:05
Këshilli Politik, mbërrin Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari

1590851119_OK.jpg

Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri

Me pak minuta diferencë mes tyre kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari për të nisur mbledhjen e planifikuar në orën 17:00.

Ora 16:20
Hajdari thirrje kolegëve një orë para takimit: Të mos mbyllim mbledhjen pa arritur konsensusin për zgjedhoren

1590756650_rudina.jpg

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, një orë para takimit që nis më 17:00  ditën e sotme ka bërë thirrje kolegëve që në këto pak orë që kanë mbetur nga afati i zgjedhores të vijojnë mbledhjen pa pushim deri në arritjen e një konsensusi mes palëve duke zgjidhur 4 çështjet kryesore atë të sistemit zgjedhor, teknologjisë në zgjedhje, administrata zgjedhore dhe kolegjin zgjedhor.

Hajdari shprehet se kjo reformë zgjedhore duhet të bëhet për të pasqyruar interesat e shqiptarëve dhe jo më të partive politike siç ka bërë në këto 30 vite.

"Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;

Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura. Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat", shkruan Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piu: 30/05/2020 22:59

    Shqiptarrt kane marre fund, jane populli kot! Si mundet njerezit te rrijne e te shohin Rudina Hajdarin te beje reforme zgjedhore! Nje idiote e lindur me kapacitetin intelektuar te nje nxenesi te klaes se peste. Ajo qe eshte akoma me e frikshme eshte se gazetaret, zihen kush te vendos me afer saj mikrofonin

    Përgjigju
  • Xxl: 30/05/2020 21:59

    PD+LSI=38% prandaj nuk duan reforme sepse nuk fitojne dot po nuk vodhen vota! Tani qe vota sa vjen dhe behet me e veshtire per tu vjedhur duan kompromis dhe rrotacion politik sic kishte bere marrveshje nano nga frika mos e vrisnin. Por ne democracy nuk ka rrotacion pasi vota e sovranit numerohet ashtu sic eshte. Prandaj o Shqiptar ikni dhe braktiseni kete vend te pushtuar nga kriminelet dhe hajdutet pasi per ta populli nuk ekziston!

    Përgjigju
  • EtheM: 30/05/2020 21:47

    Kodi zgjedhor nuk behet kurre sa te hete Saliu mbi toke.Ai kerkon qe Rama ti dorezoi Lulit çelsat e zyrez ne dore.Te tjerat jane shkaqe pa lidhje. Fakti qe PD nuk do depolitizimin e komisionereve eshte marrezi.Rama nuk duhet te leshoi PE vrasesve te 21 janarit,Getdecit,etj.

    Përgjigju
  • Ilo: 30/05/2020 12:48

    Po qe PD e vendosur Reforma nuk behet kurre, sepse si Basha dhe PD jane mesuar te Marron gjithcka ne tavoline dhe jo ne zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë