Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga kalime vranësirash të lehta në pjesën e parë të ditës, e më pas gjatë orëve të pasdites pritet që të ketë kalime më të dendura vranësirash në të gjithë vendin, por nuk pritet reshje shiu.

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë Shqipërinë edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së premtes.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i qëndrës anticiklonare mbi rajonin e mesdheut duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Ndërsa një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë Europën qëndrore dhe atë veriore duke diktuar rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Përsa i përket lindjes së kontinetit mbetet në ndikimin e një qëndre të presionit të ulët atmosferik e cila do të sjellë shira me intesitet të lart

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar

Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar