Organizata Ndërkombëtare e Punës: 13 milion gra më pak të punësuara në raport me 2019, shkak mbeten humbjet e punës gjatë pandemisë

Organizata Ndërkombëtare e Punës: 13 milion gra më pak të punësuara në raport me 2019, shkak mbeten humbjet e punës gjatë pandemisë

Pabarazitë midis grave dhe burrave në botën e punës të cilat janë përkeqësuar gjatë gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 do të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt, deklaron Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Në një studim të ri zbulohet se gjatë vitit 2021 do të ketë 13 milion më pak gra të punësuara krahasuar me 2019, ndërsa punësimi i burrave do të rikthehet në nivelet e 2019. 

Edhe pse rritja e parashikuar e vendeve të punës në vitin 2021 për gratë tejkalon atë të burrave, ajo do të jetë e pamjaftueshme për t'i kthyer gratë në nivelet e punësimit para-pandemisë.
Gjatë 2021 vetëm 43.2 përqind e grave në botë në moshë pune do të punësohen, krahasuar me 68.6 përqind të burrave.

Rreziku që gratë të shkarkohen apo t’u jepen orare më të shkurtuara gjatë periudhave me masa shtrënguese, ka qenë më i madh sidomos në sektorë si akomodimi, shërbimi, hoteleria dhe prodhimi. Shumë gra jo vetëm kanë përjetuar humbje të mëdha të ardhurash por ato vazhdojnë të mbajnë mbi supe orë të tëra pune të papaguara.

Në rang botëror, nga viti 2019 deri në 2020, 4.2 % e punësimit të mbuluar nga gratë u eliminua si pasojë e COVID-19, që do të thotë një humbje prej 54 milionë vendesh pune, në krahasim me 3 % për burrat apo 60 milion vende pune.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit