Drafti i PS për hapjen e listave/ Balla pas mbledhjes së grupit: S'e kemi shpikur ne këtë formulë, reflekton kërkesat e të gjithëve! Kjo çështje na takon ne, jo ODIHR

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se propozimi i i bërë nga socialistët për hapjen e listave është më i miri pasi reflekton kërkesat e të gjitha palëve. Në përfundimi të mbledhjes së grupit, Balla tha se formula e sjellë nga PS-ja është huazuar nga vendet europiane teksa ka shpjeguar edhe si do të funksionojë “lista preferenciale” për deputetë.

"Kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë që një kandidat duhet të marrë më shumë vota sesa partia. Një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë duhet të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat. Kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 veta në Tiranë, marrin nga 300 vota dhe ai që ka 301 vota bëhet deputet. Ky nuk është legjitimitet demokratik. Legjitimiteti buron nga numri i votave që ke në mbështetje dhe fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat ky është një hap i madh dhe brenda pjesës së listës së propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodulon listën dhe kush ka marr më shumë vota dhe plotëson kuorimin e nevojshëm të votave. Që një kandidat dhe që të jesh deputet në Shqipëri variabëli i votave është nga 9000 nga qarqe më të vogla deri në 12 mijë në qarqe të mëdha", ka thënë mes të tjerave Balla.

Ai shprehet optimist se në Këshillin Politik do të ketë një propozim nga ana e opozitës jashtëparlamentare, njëjtë si Rudina Hajdarit, teksa tha se nuk është e nevojshme që të merret opinioni i ODIHR sepse është një çështje që i përket Shqipërisë.

"Ndryshimet Kushtetuese e kanë bërë fakt dhe në historinë e ODIHR dhe Komisioni i Venecias e kanë thënë qartë që këto i përkasin sovranitet të plotë të shteteve", përfundoi Balla, në përfundim të mbledhjes, ndërkohë që gjatë pasdites në orën 16:00 në selinë rozë kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Balla-opozitës: Hapja e listave i përket sovranitetit të Shqipërisë, jo e ODIHR

1600681654_balkla.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla i ka kthyer një përgjigje interesit të gazetarëve se përse nuk "merret opinioni i OSBE-ODIHR për hapjen e listave", kërkesë kjo e vazhdueshme e opozitës.

"Ndryshimet Kushtetuese e kanë bërë fakt dhe në historinë e ODIHR dhe Komisioni i Venecias e kanë thënë qartë që këto i përkasin sovranitet të plotë të shteteve", përfundoi Balla.

Ora 11:43
Propozimi i Hajdarit për hapjen e listave/ Balla: Drafti ynë është i vetmi që i bën bashkë të gjitha këndvështrimet

1600681634_balla.jpg

Duke u ndalur te propozimi i bërë nga deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, Balla tha se propozimi i bërë nga socialistët është më i drejtë pasi reflekton të gjitha kërkesat e palëve.

"Unë jam këtu për të thënë propozimin tonë, ka një propozim nga Hajdari. Me atë është më e thjeshtë se puna do të zhvillohet në komisionin e ligjeve, por i qëndroj propozimit tonë që është i vetmi që i bën bashkë të gjitha këndvështrimet", tha Balla.

Ora 11:40
'S'janë hapur listat 100%'/ Balla i përgjigjet opozitës, PD-LSI të kontribuojnë me propozime (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka shpjeguar propozimin e socialistëve për hapjen e listave.

"Sepse dhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë se kandidati duhet të marrë më shumë vota se një parti? Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne e kanë pjesa më e madhe e vendeve dhe e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që përzgjedhja më e mirë është Austria dhe Çekia qe janë modele më të mira. Kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë që një kandidat duhet të marrë më shumë vota sesa partia. Një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë duhet të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat. Kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 veta në Tiranë, marrin nga 300 vota dhe ai që ka 301 vota bëhet deputet. Ky nuk është legjitimitet demokratik. Legjitimiteti buron nga numri i votave që ke në mbështetje dhe fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat ky është një hap i madh dhe brenda pjesës së listës së propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodulon listën dhe kush ka marr më shumë vota dhe plotëson kuorimin e nevojshëm për një kandidat dhe që të jesh deputet në Shqipëri variabëli i votave është nga 9000 nga qarqe më të vogla deri në 12 mijë në qarqe të mëdha",

Balla thekson se çdo çështje është e hapur dhe PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime. Më tej ai garanton se diskutimet do të vijojnë po drafti i PS është i vetmi që garanton barazinë gjinore dhe është parë nga të gjitha këndvështrimet. ”Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve . PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve.

Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet. Nga të gjitha këndvështrimet. Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët. Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe,  mund të ndërtoje koalicione si vagon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër. Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë. Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika. Do vijojnë diskutimet. Të gjitha çështjet janë të hapura. Por një shtet unitar si Shqipëria e ka të domosdoshme. Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore.”- tha Balla.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/09/2020 01:54

    Z.Balla,qe partite jashte kuvendit po sjellin propozime sorrollatje ,kjo duket,por ama edhe fjalet tuaja jane stopuese.Juve thoni :partite te sjellin propozime,por ama PS ka draftin me te mire .Kjo eshte si te thuash ,cfardo propozimi te beni,sado te diskutoni,prape draftin tone do te zgjedhim.Kjo eshte t'i mbash te tjeret me shpresa kot,dhe eshte humbje kohe e parash nga taksat.Zoteri ,demokracia nuk funsionon keshtu,kur do qe te te shkoje vetem jotja.

    Përgjigju
  • Tao tao: 21/09/2020 14:11

    Do qeverisesh bashke me pd o funderrine. Hajdut shapkash. Imagjino i keni dhene qifes gjithe ato drejtori se jeni po aq injorante po aq te do et dhe te pasigurte. TURP TURP TURP

    Përgjigju
  • populli: 21/09/2020 14:10

    Ecni perpara,bejini ligjet te mira e mos prisni PD-LSI,ata jane bere nje bande e shpartalluar qe vetem cirret e uleret rrugeve,kane Like Kryehajdutin qe i drejton se prapthi.

    Përgjigju
  • qiparizi: 21/09/2020 12:57

    Duhet te behet e qarte se si do votohet ne nje qark nga partite qe do marrin pjese, sa kandidate do rreshtohen nga secila parti ne nje flete votimi psh ne qarkun Diber, cdo parti do kete disa kandidate dhe 10 parti qe do marrin pjese do rreshtojne 40 kandidate ?. kjo duhet te qartesohet. Po ne tirane qe ka 36 deputete, sa deputete do rreshtojne 10 parti qe do marrin pjese ?, lista do jete me 500 kandidate ?, cfare votimi do te behet keshtu ?

    Përgjigju
  • Toni: 21/09/2020 12:02

    Edhe pak se ju iku ora mor qen bir qeni, pffffff fare e keqe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën