Organizuan pengmarrjen e Jan Prengës, 5 në qeli, 10 në kërkim, 4 të arrestuar në Angli

Organizuan pengmarrjen e Jan Prengës, 5 në qeli, 10 në kërkim, 4 të arrestuar në Angli

5 persona janë arrestuar dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim është bilanci i policisë dhe prokurorisë Tiranë për organizimin e pengmarrjen e Jan Prëngës, i cili humbi jetën nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Vetëm 5 ditë pas operacionit 'Resorti', ku u arrestuan 5 persona, të cilët janë lënë në masën e arrestit në burg, me urdhër të prokurorisë së Tiranës janë shpallur edhe 10 persona në kërkim.

Mësohet se personat në kërkim janë Dritan Rexhepi nga Vlora, Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës, Gentian ose Nik Bleta nga Shkodra, M.Bajri nga Shkodra, Altin Hajri nga Shijaku. Veç këtyre pesë emrave mësohet se në kërkim janë shpallur dhe pesë persona të tjerë, që janë përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Ndërkohë për pengmarrjen e Jan Prengës ishin vënë në dijeni dhe autoritet angleze, të cilat falë përgjimeve të kryera për trafikun e kokainës, kanë kuptuar se konflikti i lindur mes bandave, ka sjellë në marrjen peng të një personi në Shqipëri.

Burime jo zyrtare thanë se në Angli janë arrestuar 4 persona ndërsa një shtetas anglez është shpallur në kërkim. Besohet se Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës, Gëzim Shullani dhe një shtetas rumun dhe një person tjetër me emrin Xhuljano, janë arrestuar nga policia angleze.

Personat e arrestuar në Shqipëri:

-Leonard Hajri

-Bajram Hajri

-Elton Hajri

-Festim Bexhdili

-Olsi Turja

Personat në kërkim në Shqipëria:

-Dritan Rexhepi

-Gentian Doçi

-Gentian ose Nik Bleta

-M.Bajri

-Altin Hajri

-5 persona të tjerë në kërkim emrat e të cilëve nuk dihen

Personat e arrestuar në Angli:

-Astrit Prenga

-Gëzim Shullani

-Xhuljano

-Një shtetas rumun

Personat në kërkim në Angli:

-Një shtetas anglez

 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koronavirus: 01/02/2020 00:03

    O virus Nuk shan burri me gishta. nqs ke qef me me njoft e me u ba shok, ma len 1 adres. o ofendove ti qe te qujta gabel? un te kerkoj dhe falje po deshe

    Përgjigju
    • X koronavirusin: 01/02/2020 13:37

      Un nuk ofendohem nga asgje se e di se kush jam e nuk me prekin fjalet e tjereve. Por je kontradiktor me cka thua. Kur e din dicka nuk shkruan ne portale per te marre konfirmim

  • koronavirus: 31/01/2020 19:56

    kurioz jam te di se kush e mbron kete mbiemrin bajri, se te gjitheve ja u nxorren emrat dhe mbiemrat, kurse ketij vetem inicialin e emrit!

    Përgjigju
    • O virus: 31/01/2020 23:10

      Po aq trim je ti qe sta nin per gabelt saqe rrin e bubrron mas tastiere? Ta dije nuk rrin duke shkruajtur kendej. Lepurush

    • koronavirus: 31/01/2020 22:05

      X virusin ca ishte ky presion? mu sma nin as per gabelt e shkodres as per ato te shijakut! ishte ironi dhe jo kuriozitet, se une e di se per ke behet fjale, por problemi nuk jemi une dhe ti, problemi eshte shteti qe mbron kriminelat...

    • Ertv: 31/01/2020 22:03

      Vetem ktij bajrit nuk ja nxjerrin emrit ose Kane frike osé e mbron dikush

    • X virusin: 31/01/2020 21:25

      Kujdes! Kurioziteti tepert vrau e macen ha ha haaa

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri