Oriental apo oksidental?

Oriental apo oksidental?

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Këtë titull e kam huazuar nga shkrimi i bujshëm i Kris Malokit që u botua në « Hylli i Dritës » në vitin 1937. Debati që kishte përfshirë atëhere orinionin publik të kohës ishte ai mes «pleqve» e «të rinjve». Kjo përplasje kishte nisur që në vitin 1934 mes atyre që kishin pushtetin dhe të rinjve që donin ta merrnin atë. Polemika u zhvillua në faqet e gazetës « Besa » kryesisht dhe « Leka », por përfshiu gjithë shtypin e shkruar të asaj kohe. Në fund të saj, Kris Maloki, një intelektual i shquar i kohës, kritik dhe studiues i letërsisë shqiptare vëren se kjo luftë mes Pleqve e të Rinjve ishte një luftë medësish, botëkuptimesh « a ma mirë : si një luftë mes Orientalizmës e Oksidentalizmës në vendin tonë », -shkruan ai.  

Dhe më pas, në mënyrë gati profetike, parashikon se kjo luftë, kjo ndeshje mes Orientalizmës dhe Oksidentalizmës do të vazhdojë gjatësepse ajo gjendet në zemrën e kombit tonë. «Lufta e ardhme asht luftë e djalërisë shqiptare kundra armikut në zemër të vet, asht luftë e mendsisë krijuese kundra një mendise destruktive, asht luftë botëkuptimi drite kundra nji botëkuptimi errsine, ashtë lufta e Okcidentalizmës shqiptare kundër Orientalizmës shqiptare… », -thotë ai.

Më pas ai tregon se çfarë është njëra dhe tjetra. Ajo që të bën përshtpyje është se tani edhe në vendin tonë janë ringjallur këta dy demonë brenda shpirtit të kombit tonë, siç thoshte Kris Maloki. Pas një periudhe të gjatë nën sundimin komunist, kur u duk se shpirti i kombit u fashit dhe vetëdija e tij po ndërtohej sipas modelit të njeriut të ri, tani që ai model rezultoi fatal dhe shpirti i kombit u gjend bosh, në të janë ringjallur dy demonët e dikurshëm, të cilët Maloki i paraqet kështu :

« Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash edhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jeteset, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën. Dhe si dallohet dhe veçansohet secila filozofi e secili botëkuptim nëpër disa pikëpamje karakteristike ashtu dallohet e karakterizohet edhe orientalizma shqiptare nëpër disa shprehje simptomatike e jetë filozofike. Si ma të parën karakteristikë t’orientalit shqiptar duhet ta marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt – (një bonmot –fjalë e urtë(fr) , asht ba bile fjalë popullore) :

Haja qenit, pija qenit

Edhe bjer’karadyzenit

Orientali shqiptar i pret të gjitha të mirat për vete -qelepir- nga të tjerët ; bota për te asht nji burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh, të cilat aj i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyet se ku nget e vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese karshi botës peranë s’njef kurr jo orientali shqiptar. Përkundrazi ushujza orientale, e pangijshme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thith gjakun pa asnji droje e skrupull. Dhe në vend që t’u turpnonte për veprën shkatrrimtare të vetën, oreintali shqiptar bahet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli … edhe i bie karadyzenit. »

Ai e shtjellon edhe më tej tipin e orientalit shqiptar dhe thotë se idealet e tij janë kolltuku e llokma dhe se për t’i siguruar vetes të mira përdor çdo mjet. Në shpirtin e vet orientali shqiptar, vëren ai, është kryekëput rrënimtar, « asht destruktiv … dhe bashkohet me tjerët si njata ujq që vehen së bashku në pre… porse edhe si njata ujq që e shqyjnë shokun e vet kur dobsohet apo plagoset udhës… . vendi ku ushqehet dha majmet orientali shqiptar, asht Adthe, asht vatan për të. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon. Dhe e shfrytëson pa pikë turpi, dhimbje dhe skrupull. Sepse u shkatërrue n jë shtet, sepse u shprish nji komb, sepse u rrënue nji botë … ç’ka ?»

Après moi le deluge (pas meje qameti)»

Këto radhë ai i shkruante gati në më pak se njëqind vjet më parë, por ngjajnë si të jenë shkruar sot.

Shqipëria e këtyre tridhjetë vjetëve tranzicion ka qenë viktimë e këtij shpirti destruktiv, shkatërrues, ka qenë pré e lakmive të atyre shtetarëvë që zonja Kim i quajt «ish-pushtetarë » dhe që përfaqësohen në mënyrën më të tragjike nga dyshja Berisha-Meta, të cilët ashtu siç thotë Kris Maloki atdheun apo vatanin e kanë vendin ku realizojnë pasionet e tyre të pasurimit e të shkatërrimit pa pyetur për jetët dhe fatet e të tjerëve.

Ajo që po ndodh sot në Shqipëri, nuk është dhimbja për Klodianin e vrarë padrejtësisht dhe në mënyrë barbare nga një polic i papërgjegjshëm dhe kriminel i cili si i tillë është arrestuar dhe plasur në burg. Ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri me Voltana Ademin e me deputetë që u prijnë turmave të pakta për të shkatërruar qytetin është instikti i kësaj dysheje të urryer që i nxit dhe hedh në rrugë ata fëmijë e të rinj që aventurën e aksionit dhe rebelimin e kanë instikt të lindur.

Të rinjtë e Tropjës, ata të Mirditës dhe ata të Durrësit treguan, megjithatë, se jo të gjithë ata që ndjekin këtë dyshe të urryer nga shqiptarët, mendojnë si ata. Homazhet e tyre të përmbajtura, me qiri në dorë dhe në heshtje përputhen me karakterizimin tjetër që bën Kris Maloki për « Okcidentalët »

« Si thotë gjermani Emanuel Kant ? – « Vepro gjithmonë në një mënyrë t’atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë ». Kështu flet imperativi kategorik, neni i parë i detyrës së përditshme të një okcdientali ».

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 14/12/2020 18:16

    Dyshja Meta Berisha jane e ardhme e kombit te cohemi te shporrim Edvin Ramin

    Përgjigju
    • Arben: 14/12/2020 22:28

      Vicidolo e ke ndrit fare Meta dhe Berisha kann mendu gjithmon per ne kurse Rama vrau 26 vet ne gerdec dhe 4 ne Boulevard. Ta heqim Ramen dhe Roft Viçidoli

  • O tej: 14/12/2020 18:06

    Berisha dhe Meta= Bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hysaj luan 55 minuta, Lazio fiton 0-1 kundër Genoas

VIDEO/ Hysaj luan 55 minuta, Lazio fiton 0-1 kundër Genoas