Origjina e COVID-19, ekspertët e OBSH-së arrijnë në Kinë të enjten

Origjina e COVID-19, ekspertët e OBSH-së arrijnë në Kinë të enjten

Ekipi i ekspertëve të OBSH,  do të mbërrijnë të enjten në Kinë, kanë deklaruar sot autoritetet kineze. Ekipi do të shkojë në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, për të cilën Pekini është akuzuar se ka tentuar të pengojë hetimet.

Misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë “do të kryejë hetim të përbashkët për origjinën e koronavirusit, bashkë me shkencëtarët kinezë”, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.

Vështirësitë që patën ekspertët për të marrë vizat, madje dy prej tyre u detyruan të kthehen mbrapsht, janë pritur me kritika të mëdha nga drejtori i përgjithshëm i i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai ka thënë se ka qenë “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk ka autorizuar hyrjen e ekipit.  Ekspertët e OBSH-së do të duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për dy javë pas hyrjes në Kinë dhe më pas do t’i drejtohen qytetit nga ku lindi virusi Wuhan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/01/2021 03:30

    Maskarenjte e Kines,i sorollasin qe te pastrojne /vendin e krimit/ qe te mos gjejne gjurme.Babai im ka pas punuar me kinezet ,ne kohen e Xhaxhit.Ata me krenari i thoshnin se ne(kinezet),hame cdo gje qe ecen,zvarritet,noton,ose fluturon mbi Toke,pervec aeroplanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë