OSBE kundër paktit PD-PS për reklamat politike, Borchardt: Të shfuqizohet neni për reklamat politike, të kufizohen shpenzimet e partive  

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, është shprehur sot kundër marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të vijuar lejimin e reklamave politike në lajme, gjatë fushatave zgjedhore. Gjatë një takimi me disa parti opozitare parlamentare dhe joparlamentare të zhvilluar sot, Bernd Borchardt kërkoi shfuqizimin e nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor që lejon transmetimin e reklamave politike në lajme.

Mediat duhet të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhore garuese, me qëllim kufizimin e përdorimit të kronikave të prodhuara nga vetë partitë politike në edicionet e lajmeve dhe për të shmangur keqorientimin e zgjedhësve. Në çdo rast që media përdor materiale të prodhuara nga partitë politike, ato duhet të etiketohet qartësisht si të tilla”, tha Borchardt.

Bernd Borchardt shtoi se partive të vogla duhet t’u jepet një kohë e caktuar falas.

“Të gjitha partitë garuese në zgjedhje duhet të kenë akses të barabartë në media. Mund të shihet, gjithashtu, mundësia për t’u dhënë të gjitha subjekteve zgjedhore një kohë të caktuar falas”, tha Borchardt.

Po ashtu, Borchardt tha se pavarësia e rregullatorit të medias dhe e transmetuesit publik duhet të fuqizohet më tej, përmes masave që parandalojnë konfliktin e interesit. Lidhur me financimin e fushatave zgjedhore, Borchardt tha se shpenzimet e fushatave duhet të mbeten të kufizuara dhe se ligji duhet të garantojë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë fuqitë e duhura që të mbikëqyrë në mënyrë efikase dhe të sigurojë zbatimin e dispozitave për financimin e partive dhe të fushatave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri