Publikohet raporti final, OSBE 'certifikon' 25 prillin në Shqipëri: Proces i qetë dhe transparent, u respektuan parimet themelore! PD, struktura të paligjshme për mbrojtjen e votës

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit, ku thotë se procesi zgjedhor ishte transparent dhe i qetë. Në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Në raportin e OSBE-së, thuhet se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore. OSBE nënvizon se pavarësisht vonesave në edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, duke përfshirë edhe ato të që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve.

'Zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore. Insititucioni i sapoformuari KQZ-ja me tre degët e veta të ndara mori përgjegjësi të reja të gjera pas ndryshimeve të fundit ligjore në kuadër të Reformës Zgjedhore. Pavarësisht nga vonesat, përfshirë miratimin e rregulloreve thelbësore, fillimin e një fushatë për edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, duke përfshirë edhe ato të që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve. Ka funksionuar në mënyrë transparente dhe mbajtja e seancave publike të transmetuara drejtpërdrejt dhe të hapura për pjesëmarrje nga palët e interesuara. Në përgjithësi, administrata zgjedhore në të gjitha nivelet gëzonte besimin e palëve të interesuara.'- thuhet në Raport.

Në raport po ashtu theksohet se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike.

'Liria themelore e tubimit paqësor u respektua dhe subjektet zgjedhore mund të bënin fushatë lirisht, pavarësisht nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë COVID-19 dhe zbatimit jo konsistent të gjobitje për shkelje të rregulloreve anti-pandemike. Fushatës i mungonte vrulli, dhe mesazhet u përqendruan mbi udhëheqësit kryesorë të partisë, sesa mbi ligjërimin e mirëfilltë të drejtuar nga çështjet aktuale.- thuhet në raport.

Ndër të tjera në Raportin e OSBE/ODIHR thuhet se Partia Socialistë në pushtet kishte avantazhe, ndërkohë që përfshiu përmes kontrollit të saj të administratën lokale, dhe keqpërdori burimet administrative.

'Pavarësisht strukturës së fuqishme ligjore të vendosur për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve administrative dhe minimizimit të përdorimit të postit, ministrat vazhduan fushatën gjatë angazhimeve zyrtare. Fushata i dha partisë në pushtet një avantazh të rëndësishëm. Nxitja dhe presioni mbi nëpunësit civilë ishin fusha shqetësuese.'- thuhet në raport.

Po ashtu në raport janë përmendur edhe pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike dhe për këtë çështje nisën edhe hetimet për disa raste të dyshuara.

'Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin gjatë fushatës dhe një numër i lartë e hetimesh nisi në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë. Praktikat e përhapura të blerjes së votave, siç pretendohet, mbetën një problem.'- thuhet në raport.

Po ashtu në një nga pikat e raportit të OSBE/ODIHR është përmendur edhe databaza me të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve në Tiranë, me të dhënat e tyre personale dhe preferencat politike, që cilësohet si një shqetësim serioz që i bëri votuesit të ndiheshin nën presion.

'Dalja personale e të dhënave të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike ishte një shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të ndiheshin nën presion.'- thuhet më tej në raport.

Rekomandimet nga OSBE

1.Sistemi ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar tek ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit, dhe të miratohen para zgjedhjeve të tjera.

2.Shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhja të lirë dhe të fshehta. Çdo formë presioni për tu zbuluar se si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.

3.Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht blerjen e votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të për cdo blerje votash ose presion.

4.Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin e zgjedhjeve.

5.Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve zgjedhor me synimin që të kufizohet përmbajtja e prodhuar nga partia në lajme.

6.Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, të rishikohet pragu 1% për kandidatët e pavarur.

7.Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullat duhet të jebë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohen në kohën e duhur.

8.Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.

9.Duhet të punohet me teknologjinë për të rritur transparencën dhe besimin e publikut, kohën dhe burimet e përshtatshme për vëzhgimin publik dhe të pavarur të zgjedhjeve. Duhet të aplikohet votimi elektronik në një shkallë më të gjerë. Duhet të merren parasysh metodat e verifikimit të tilla si kontrollet e kufizimit të rrezikut.

10.Për të shmangur pavlefshmërinë e qëllimshme të fletëve të votimit dhe për të rritur besimin në procesin zgjedhor, autoritetet duhet të investojnë në programe të votuesve të përshtatura për kategori të ndryshme të votuesve.

11.Për të siguruar votim universal dhe trajtim të barabartë para ligjit, kufizimet e bazuara në
aftësitë e kufizuara mendore duhet të hiqen dhe duhet të vendoset detyrimi për të regjistruar votuesit mbi 100 vjeç.

12.Autoritetet lokale duhet të sigurojnë që të gjithë votuesit të informohen në kohën e duhur për vendin dhe kohën për shqyrtimin e listës së votuesve dhe vendndodhjen e qendrave të tyre përkatëse të votimit.

(Kliko këtu për të lexuar raportin  përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të OSBE)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Raporti i OSBE-së për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar, pas publikimit të raportit të OSEBE-ODIHR, ku shkruan se u vërtetua se është tjetërsuar vullneti i shqiptarëve.

'Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

- Blerja masive e votave.

- Presioni ndaj votuesve.

- Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

- Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

- Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

- Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

- Legalizime në këmbim të votës.

- Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

- Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.'- shkruan Basha.

 

Ora 21:31
Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Raporti i OSBE më i miri në 30 vite

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reguar pas punlikimit të raportit nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Përmes një postimi në 'Facebook' Balla e konsideron përfundimin e raportit si më të mirin që ka marrë Shqipëria në 30 vite. Ndërsa thekson se OSBE konfirmoi raportin paraprak se zgjedhjet se 25 prillit u zhvilluan në mënyrë demokrate dhe respektuan lirinë e zgjedhësve.

"OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport", shkruan Balla.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 26/07/2021 20:25

    Po per te punesuarit sezonal neper administrata e ujesjellesa çfar thote raporti?

    Përgjigju
  • Ëhë ëhë: 26/07/2021 18:46

    Po pastaj cfare thote raporti, vazhdoni vazhdoni ndricojini me paanesi ndjeksat rilindas, vazhdoni tregojeni cfare thote raporti per blerjen votes, per perdhunimin administrates....per patronazhistet....vazhdoni pra hë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat