OSBE vlerëson Zef Mazin si kryenegociator: Do të sjellë njohuri dhe mençuri për Shqipërinë drejt BE

OSBE vlerëson Zef Mazin si kryenegociator: Do të sjellë njohuri dhe mençuri për Shqipërinë drejt BE

Përfaqësuesi Special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Jug-Lindore, Mark Pritchard, përshëndeti emërimin e Ambasadorit Zef Mazi si Krye negociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

I emëruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadori Mazi është një diplomat me një përvojë të gjatë dhe të shquar, i cili gjithashtu ka shërbyer si Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OSBE.

“Ambasadori Mazi do të sjellë njohuri dhe mençuri të gjerë dhe unë besoj se përvoja e tij do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në diskutimet drejt përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Pritchard.

“Unë e mirëpres këtë hap dhe mbështes kërkimin e unitetit politik në ndjekjen e qëllimeve të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.”

Në mars të këtij viti, Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth

GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth