OSHEE investime në Fier, Balluku: Përgjysmohen humbjet, u rritën arkëtimet

OSHEE investime në Fier, Balluku: Përgjysmohen humbjet, u rritën arkëtimet

Ministria e Energjisë thotë se investimet e realizuara nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Fierit kanë transformuar cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, familjarë por edhe bizneset, në këtë zonë por njëkohësisht kanë ulur ndjeshëm edhe nivelin e humbjeve në rrjet. Prej 40 vitesh në rrjetin shpërndarës nuk ishte bërë asnjë investim duke sjellë degradimin e tij dhe për pasojë cilësi shërbimi të dobët.

Investimet e realizuara në vitet e fundit, ku përfshihen ndërtimi i 9 fiderave të rinj 20 kilovolt, shtrimi i linjave të tensionit të mesëm dhe atij të ulët, rikonstruksioni i afro 100 kabinave elektrike si dhe ndërtimi i 60 kabinave të reja tip box ofrojnë tashmë një panoramë krejt tjetër për çdo abonentë, thuhet më tej.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi investimin e bërë në rrjetin shpërndarës 20 kilovolt, ku pa nga afër disa prej kabinave të reja të ndërtuara dhe nënstacionin, nga ku dalin 9 fiderat e ndërtuar gjatë katër viteve të fundit, si dhe u njoh me impaktin që kanë sjellë këto investime tek abonentët.

Ky rikonstruksion ka bërë të mundur furnizimin me energji elektrike për gjithë qytetin e Fierit, ka përmirësuar cilësinë e furnizimit por njëkohësisht ka ulur nivelin e humbjeve për kompaninë. Në vitin 2015 niveli i humbjeve ka qenë 30.5% dhe ka arritur në 15.5%, që do të thotë se është përgjysmuar.  Ndërkohë që cilësia e furnizimit me energji elektrike është përmirësuar me rreth 30%”, bëri të ditur Arian Faskaj, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Fier.

Ministrja Balluku u shpreh se investimet në rrjetin elektrik në qytetin e Fierit do të vijojnë me qëllim që shërbimi që ju ofrohet qytetarëve të jetë akoma dhe më i mirë, duke garantuar furnizim cilësor dhe pandërprerje. Balluku tha se Fieri është një nga qytetet model sa i takon mbledhjes së të ardhurave nga ana e kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

Qyteti i Fierit e meriton plotësisht vëmendjen e OSHEE në këtë zonë pasi këtu mbledhja e të ardhurave arrin në 98%. Është një nga qytetet model përsa i përket pagesave dhe rregullsisë së abonentëve. Megjithatë ne kemi projekte të ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve elektrike këtu në zonën e Fierit. Kjo është një zonë industriale, shumë kompani zhvillojnë aktivitetin e tyre këtu dhe detyrimisht ne duhet t’i përgjigjemi dhe kompanive, por sidomos abonentëve, pasi qytetarët janë në fokusin tonë”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë duke garantuar për mbështetjen e institucionit që ajo drejton për të gjitha drejtoritë rajonale të OSHEE me qëllim rritjen e kapacitetit të tyre për t’ju përgjigjur edhe më mirë shqetësimeve të qytetarëve.

Rreth 1 miliardë lekë është shuma e investuar nga OSHEE në qytetin e Fierit në katër vitet e fundit. Aktualisht janë në proces pune ndërtimi i 3 fiderave të tjerë 20 kilovolt, të cilët do të lidhen me nënstacionin Fieri 1, i parashikuar për t’u ndërtuar në hyrje të qytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake