Osmani pas kthimit nga Washingtoni: SHBA’ja edhe më e vendosur, në dialog s’do të flitet për kufijtë

Osmani pas kthimit nga Washingtoni: SHBA’ja edhe më e vendosur, në dialog s’do të flitet për kufijtë

Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet optimiste se koalicioni i ardhshëm qeverisës me Vetëvendosjen do të formohet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ajo po ashtu flet për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen finale, për cilën thotë se nuk duhet të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Osmani tha se “Unë besoj se është në interes të Kosovës që të formojmë një qeveri të ndryshimit të madh, një qeveri e cila do t’i japë fokus luftës së krimit dhe korrupsionit dhe të merremi me nevojat më imediate të qytetarëve tanë duke u fokusuar në investime shumë më të mëdha në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë dhe mbi të gjitha të punësimit, e sidomos te punësimi i të rinjve”.

Osmani foli gjithashtu për pikat e vështira ku nuk takohen LVV dhe LDK. Për Osmanin, divergjencat janë kryesisht në program, në fushën e ekonomisë dhe deri diku te çështjet sociale dhe politika e jashtme.

Vjosa Osmani tha gjithashtu se “Tani, Shtetet e Bashkuara janë vendi kyç që e kanë ndihmuar Kosovën që të ketë sukses në periudha të ndryshme të historisë së saj dhe secili prej nesh duhet ta kuptojmë që asnjë marrëveshje e mirë për Kosovën nuk do të mund të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe natyrisht edhe shteteve të fuqishme të Bashkimit Evropian siç është Gjermania. Prandaj, për mua dhe për LDK-në është tejet me rëndësi që qëndrimet tona të harmonizohen me këto shtete përkrahëse, këto lidhje apo këto miqësi siç i quajmë – mirëpo mbi të gjitha janë marrëdhënie bilaterale – për ne janë ekzistenciale si një shtet që akoma ballafaqohet me probleme tejet të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Në lidhje me bisedimet dhe marrëdhëniet me Serbinë, Osmani tha se ‘duhet ta rikthejmë dialogun në binarët e tij fillestarë sepse kur pat filluar në vitin 2010 qëllimi ka qenë që marrëveshjet të jenë të tilla që prekin jetën e qytetarëve, për të mirë natyrisht, marrëveshje praktike që eliminojnë barriera, që integrojnë qytetarët, por mbi të gjitha që përfitimi i të dyja palëve do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian. Pra, kur ne sot pyetemi se çka është ajo që përfiton Serbia nga ky proces, natyrisht që ne nuk mund ta shikojmë Kosovën si një shportë me pemë nga e cila duhet Serbia të marrë diçka. Natyrisht që nuk është territori i Kosovës apo rregullimi i brendshëm i Kosovës diçka nga e cila Serbia duhet të marrë. Ajo çka Serbia do të përfitojë është ajo çka ka qenë plani që nga fillimi, pra integrimi në Bashkimin Evropian dhe nuk ka përfitim më të madh për Serbinë, për një shtet që ka shkaktuar të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, që ka shkaktuar qindra mijëra viktima në ish-Jugosllavi, që ende s’ka kërkuar falje dhe vazhdon politikën e mohimit të këtyre krimeve sesa të ecë drejt integrimit në Bashkimin Evropian edhe pse akoma e shkelë parimin themelor të Bashkimit Evropian që është fqinjësia e mirë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve