Osmani pret në takim sekretarin gjerman të Ministrisë së Jashtme: Gjermania pro liberalizimit të vizave, të thellojmë bashkëpunimin

Osmani pret në takim sekretarin gjerman të Ministrisë së Jashtme: Gjermania pro liberalizimit të vizave, të thellojmë bashkëpunimin

Miguel Berger dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës e Gjermanisë, ku Osmani ka shprehur falënderimin për mbështetjen pozitive të Gjermanisë ndaj liberalizimit të vizave.

Presidenca bën me dije se Osmani ka theksuar nevojën e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomatik e kulturor.

Ndër të tjera, presidentja ka theksuar në takim procesin e dialogut me Serbinë, ku është shprehur se duhet te jetë prioritet për Kosovën gjetja e të zhdukurve si dhe përmbyllja e procesit me njohje reciproke.

Në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë nga Kosova, Beger ka shprehur ngushëllimet. Ndër të tjera Geber është shprehur se Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai, gjithashtu ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në fusha të ndryshme dhe se janë të gatshëm për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?