Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë, kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund

Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë, kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund

1669808507_Screenshot6.jpg

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kosovë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se ky rast është një tjetër krim makabër e njerëzor.

Ajo ka shkruar se një Kosovë e tërë po vajton për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur dhe për jetën që u shua pa të drejtë.

Ajo e quajti këtë ngjarje si  një krim makabër ç’njerëzore, e cila tha se pas kësaj ngjarjeje tronditëse nuk kishte fjalë për arsye se ato i kishte zëvendësuar dëshpërimi.

Presidentja e Kosovës e përmbylli duke thënë se përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal dhe se borxhi i tyre ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura dhe jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm e cila quhet DREJTËSI!

Postimi i plotë:

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.

Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.

Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.

Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!


Lajmi kryesor:

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’, Burri qëllon me armë pa mëshirë gruan shtatzënë në maternitetin e Kosovës! Ishin në prag divorci


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit