Përfundon “Rally Albania 2014”
shqiptarët marrin vendin e I dhe II

Përfundon “Rally Albania 2014”<br />shqiptarët marrin vendin e I dhe II
TIRANE- “Rally Albania 2014”përfundoi në një ceremoni të magjishme të ndarjes së çmimeve. 170 garues nga Shqipëria dhe 23 vende të Evropës finalizuan etapën e kësaj gare, për plot 7 ditë, duke nxjerrë edhe fituesit. Garuesit përshkuan plot 2 100 km të përshkruara nga Tirana në Peshkopi, më tej në Orikum, Gadishulli i Karaburunit, e për t`u rikthyer më pas përsëri në Tiranë. Shqiptarët fituan vendin e parë dhe të dytë të garave me makina në terren të vështirë.
 
Reni Sina rrëmbeu çmimin e parë, ndërsa Almir Dervishaj dhe Mario Papuli vendin e dytë.
 
Çmimi i parë për garat me motorë i shkoi italianit Andrea Consetino, ndërsa vendin e dytë e rrëmbeu çeku Ondrey Klymciw.
 
Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Erjon Veliaj, mori çmimin për mbështetjen. Ai u shpreh i entuziazmuar për garat e “Rally Albania” në këtë edicion, ku u shpreh se Shqipëria mori reklamën më të madhe.
 
Reni Sina fituesi i çmimit të madh të garave me makina për herë të 8-të rrëmben këtë çmim. Ai u shpreh se ndihej i vlerësuar dhe kjo falë ekipit të tij.
 
70 përqind e territorit të Shqipërisë u përshkrua nga garuesit me makina dhe motorë duke zbuluar dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.
 
Në këtë edicion të 10 të “Rally Albania” nuk munguan dhe aksidentet, gjë që detyroi mjaft garues të linin përfundimisht garën.
 
Por, të gjithë të mbledhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve krijuan një atmosferë garuesish të cilët fitoren e tyre e shprehën nën shkëlqimin e fishekzjarrëve dhe gotave të birrës në duar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin