Pa çadër në shi, Rama i jep 'urdhër' punonjësit: Vëre maskën se është me detyrim kudo, vetëm në shtëpi jo! Punën të mos e ndalim për asgjë (VIDEO)

Me maskë të veçantë me lule dhe pa çadër në shi.

Kështu u shfaq kryeministri Edi Rama sot në kantierin e lagjes së re në Fushë Krujë, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, Rama u tregua i prerë duke thënë se pavarësisht kushteve të vështira të motit puna nuk duhet të ndalet për ndërtimin e shtëpive të reja.

"E dimë që tani në këto kushte vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe do ta bëjmë sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak që të jemi të sigurt. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq", tha Rama. Kurse Bushi u shpreh se po ndërtohen 128 shtëpi individuale dhe se janë në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate. 

Nga ana tjetër kryeministri u ndal te vendosja e maskës e cila duke nisur nga data 15 do të jetë me detyrim për të gjithë në çdo ambient përveç shtëpisë. Teksa iu drejtua njërit punonjës që po e shoqëronte, Rama i kërkoi të vendosë maskën gjatë inspektimeve, duke i kujtuar se është me detyrim.

"Të lutem maskën, është me detyrim. Maska me detyrim kudo vetëm në shtëpi jo", tha Rama.

1602498850_10.jpg

1602498863_rama7.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ToniCH: 12/10/2020 18:28

    Po ai legeni me cader ne krah te Rames ku e ka masken?

    Përgjigju
  • Ilir: 12/10/2020 15:31

    Maska kur laget behet e padobishme. KM duhet te kishte cader, ne menyre qe maska te mbroje ate dhe te tjeret. Mesa dime kur bie shi, ndertuesit nuk punojne jashte. Edhe ai beton nuk eshte se zë ne kohe me shi.

    Përgjigju
  • Bravo: 12/10/2020 14:22

    Je nje psikopat qe duhesh meshiruar. Mos ju fol njerezve ashtu me ate arrogance se dukesh ketu atje se ne cfare psikike ke perfunduar. Je turpi i botes, ata bij nenash e punetore qe ropaten per tju cuar femijve buken e gojes vlejne shume me teper sesa ty. Qerrohu

    Përgjigju
    • Simpatizanti: 12/10/2020 15:09

      Rroft Edi Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet