Surpriza në “Pa gjurmë”/ 77-vjeçari i humbur kthehet në shtëpi, gruaja ‘e mbyt’ me puthje: Të premtoj, s'largohem më (VD)

Alfons Staka është personi i parë që është gjetur nga emisioni “Pa gjurmë”që transmetohet çdo ditë në Report Tv. Një zotëri nga Fieri ka dhënë vendndodhjen e saktë të 77-vjeçarit, i cili kërkohej prej katër ditësh. Personi që dha informacionin ka rrëfyer për “Pa gjurmë” se i moshuari ndodhej prej dy ditësh në hotelin e tij.

Stafi i emisionit u lidh menjëherë me Stakan dhe e morën me makinën e “Report Tv”, për ta dërguar në shtëpi ku gruaja e tij, Lezjana e priste e dëshpëruar. Alfonsi ka treguar se si humbi më datë 31 tetor. I moshuari u shpreh për gazetaren Odeta Dume se humbi duke shkuar në Fier.

“Shkova në Fier për një problem timin personal, s’kisha as cellular. Unë se mbaj mend as numrin e telefonit të gruas,”- shpreh ai më tej.

Gazetarja Odeta Dume e dërgoi në shtëpi, duke surprizuar Lezjanën e cila nuk kishte dijeni për gjetjen e bashkëshortit të saj. Në momentin që e pa Alfonsin, bashkëshortja e të moshuarit ju drejtua dhe e puthi, teksa dëgjohet që i thotë vazhdimisht “Shpirti im”.

Çifti është përqafuar mes lotësh dhe Staka i ka premtuar gruas së tij të bukur se nuk do ta lërë më asnjëherë. “Jam më i lumturi në botë që u ktheva në shtëpi,”- tha 77-vjeçari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo