’Pa Gjurmë’ gjen adoleshentin e zhdukur Saimir Pashaj, kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’ në Sarandë

Saimir Pashaj humbi gjurmët nga Vlora më 28 nëntor të këtij viti. Një ditë më pas, kamerat e sigurisë së një biznesi privat fokusuan imazhin e tij më datë 29 nëntor, ora 16:57 në qytetin e Sarandës. Në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ mjaft qytetarë dëshmuan se e kishin parë në zona të ndryshme. Sapo moderatorja e emisionit Odeta Dume kërkoi të shfaqej në ekran fotoja e shkrepur nga një qytetar, i ftuar në studio babai i 17-vjeçarit, Festim Pashaj konfirmoi se ishte i biri.  

Odeta Dume: Në redaksinë tonë ka mbërritur një foto nga qyteti i Sarandës, për të cilin dyshojmë se mund të jetë djali juaj
Babai: Ai është? (qan...). Nuk e di pse e ka bërë. Nga unë është i falur. E presin të gjithë motrat dhe vëllezërit e tij. S’ka pasur arsye për ta bërë këtë gjë. Ndoshta ka frikë të kthehet në shtëpi, pasi është larguar pa leje. Ka qenë shumë i lidhur me ne, me mua veçanërisht. Njerka e tij e ka rritur që 5 ditësh. 

17-vjeçari u braktis nga nëna biologjike pak ditë pasi erdhi në jetë. Me martesën e dytë të babait ai u rrit nga njerka e tij Marsela Pashaj, e cila ishte ajo që denoncoi e para humbjen e të riut në emision. Nuk dihen arsyet e vërteta pse i riu vendosi të largohej nga banesë papritur, për të përfunduar në qytetin e Sarandës, por babai i tij Festimi e ka një përgjigje edhe për këtë. 

Nëna e vet e la kur ishte 6 ditësh. Ai nuk donte t’ia dinte për nënën biologjike, pasi nuk e ka njohur kurrë. Bashkë kemi punuar muajt e verës në Sarandë. Mesa kemi dijeni ai është takuar me dajën e tij, i cili i ka mbushur mendjen të shkoj tek e ëma. Ajo aktualisht jeton në Sarandë dhe është rimartuar. Djali im nuk ka arsye për të jetuar me nënën e tij biologjike, pasi ajo edhe fëmijët e tjerë i ka nxjerrë në rrugë. 

 

 

 

VIDEO-Emisioni i plote

 

 

 

VIDEO-Momenti kur vjen fotoja e te zhdukurit

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 08/12/2021 18:53

    Kini kujdes djali do behet qites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit