‘Pa Gjurmë’ gjen nënën e zhdukur me vajzën 2-vjeçare: Nuk kthehem më, dy fëmijët e tjerë t’i mbajë vjehrra

27-vjeçarja u largua nga banesa në fshatin Thanë, pasi përcolli për në shkollë djalin dhe vajzën më të rritur. Danjela Toska u pa nga fqinjët teksa largohej me dy valixhe në duar dhe hipi në një taksi bashkë vajzën 2-vjeçare. Pasditen e kësaj të mërkure ’Pa Gjurmë’ u lidh live me 27-vjeçaren e gjetur, ndërsa të ftuara në studio vjehrra e Danjelës, Bajame Toska dhe tezja Zarife Çili mësuan dhe arsyen e vërtetë të largimit të saj. Në hollin e Report Tv me padurim për t’i dëgjuar zërin nënës prisnin djali 6 vjeç dhe vajza 8-vjeçare që ajo la, për të cilët kërkoi të kujdeset vjehrra.

E mbytur në lot e bija përmallohet teksa dëgjon zërin e nënës dhe të motrës më të vogël, ndërsa struket e emocionuar në krahët e moderatores Odeta Dume. 

Vajza: Më ka marrë malli mami (qan)
Nëna: Dhe mua më ka marrë malli, do të flasësh me motrën?
Vajza: Po
Nëna: Po Lali ( djali i vogël) ku është, se motra e kërkon?

Danjela Toska nuk tregoi me saktësi vendndodhjen e saj, por se ndodhej shëndosh e mirë bashkë me vajzën në një fshat të Lushnjes. Ajo hodhi poshtë akuzat nga vjehrra se është larguar me një person tjetër, duke thënë se kishte marr një shtëpi me qera dhe se nuk donte të kthehej më në banesë. Madje ajo deklaroi se ishte e disata herë që largohej, kjo për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me jetë nga bashkëshorti i saj.

Odeta Dume:  Alo përshëndetje!
Danjela Toska: Përshëndetje Odeta!
Odeta Dume:  Danjela është e vërtetë që të kemi nxjerr në kërkim, sepse ti je larguar me vajzën e vogël. Je mirë me shëndet? Ku ndodhesh ?
Danjela Toska: Në Shqipëri jam 
Odeta Dume: Ti u largove, por ku je konkretisht, në çfarë qyteti?
Danjela Toska: Në një fshat të Lushnjes jam
Odeta Dume: Po kush të ka strehuar, me kë jeton?
Danjela Toska: Me një shoqe jam. Ajo shoqja është në punë tani. Unë jam vetëm me gocën në shtëpi dhe kemi marr një shtëpi me qira. Nuk e tregoj saktësisht se ku jetoj, pasi nuk dua të më vij askush nga familjarët këtu. 
Odeta Dume: Po për dy fëmijët e tjerë s'të ka marrë malli që i ke lënë?
Danjela Toska: Më ka marrë malli, por kam ikur për një arsye
Odeta Dume: Për çfarë u largove?
Danjela Toska: Atë ditë në mëngjes, unë përcjella fëmijët për shkollë dhe jam kthyer në shtëpi. Më ka marrë burri më ka lidhur me litar dhe më ka rrahur. E kam trupin akoma të nxirë. Nuk është një herë por disa ditë, ai zihej me mua duke me ofenduar dhe kërcënuar, thikën në fyt ma ka vënë. Mora vajzën e vogël dhe u largova. Më thotë vjehrra për dy fëmijët, nuk i ke me çunin tim.
Odeta Dume: Të kanë akuzuar për tradhëti?
Danjela Toska: Po
Odeta Dume: Ti nuk do të kthehesh më në atë familje, po për fëmijët?
Danjela Toska: Jo nuk kthehem. As në atë familje, as tek babai im. Do shikoj jetën time. Për dy fëmijët e tjerë le t’i mbajnë ata. Për momentin nuk jam as e lidhur me asnjë djalë, si më kanë nxjerrë ata, që e kanë thënë në televizor.

Ndërsa ’Pa Gjurmë’ realizoi këtë komunikim live me familjarët në studio agravoi deri në ofendime personale debati mes nuses dhe vjehrrës. Kjo e fundit i kërkoi t’i jepte prokurën për t’u kujdesur vetë për dy fëmijët e tjerë që Danjela i ka braktisur. 

Vjerra: Ke lënë dy fëmijë rrugëve. Të keshë turp, se nuk ke lënë  burrë pa folur. Gënjeve djalin tim dhe i more prokurën për të ikur rrugëve
Tezja: Kthehu, dil hapur
Vjehrra: Kam ardhur për dy fëmijë të më japi prokurën
Tezja: Dua të heq përgjegjësinë nga vetja, të kthej kokën për dy fëmijët që ka lënë

Mesa duket e kishte planifikuar më parë largimin e saj. Pas prokurës që siguroi nga bashkëshorti, të bijës që mori me vete i kishte nxjerrë edhe pasaportën. Me këtë vendim Danjela duket se i ka i dhënë fund martesës 9-vjeçare me Ledion Toskën. 

 

Video e misionit të plotë 

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!