'Pa Gjurmë' gjen pas 5 vitesh 42-vjeçarin nga Fieri, Leonardi ndjesë publike: E kam unë fajin që nuk kam telefonuar familjen...(Biseda LIVE)

TIRANE - Emisioni "Pa Gjurmë" gjen pas 5 vitesh Leonard Rrezhdën, 42-vjeçarin nga Fieri, që e kërkoi në studio në Report Tv, xhaxhai i tij, Filipi.  Leonardi ka krijuar jetën e tij në Angli, dhe tashmë ka një djalë 16 vjeç. Në një lidhje telefonike nga Portsmuth i Londrës, Leonardi tha se ka pasur problemet e tij që e kanë shtyrë të mos lidhet dot me familjen e tij, të cilët nuk i ka takuar prej rreth 29 vitesh qëkur është larguar nga atdheu në emigrim, por që prej 5 vitesh kishte humbur çdo kontakt me ta. Ai shprehu pendesë publike, ku tha se ishte faji i tij që nuk ka telefonuar familjen, por tha se ka pasur arsye të forta me familjen e tij në Angli.

Emisioni 'Pa Gjurmë' realizoi lidhjen LIVE telefonike të Leonardit me xhaxhain e tij Filipin, i cili kërkoi ndihmë në Report Tv.

1582840303_1582839131RREZHDA.jpg

Xhaxhai: Nipçe, ku je, a je mirë me shëndet?
Leonard Rezhda: Kam pasur probleme familjare këtu.
Xhaxhai: Jemi bërë të gjithë ne merak. 
Leonard Rezhda: Mirë jam, me punë, kam pasur disa probleme me familjen, prandaj. I thuaj babait që jam mirë, do e marr vet në telefon.
Xhaxhai: T'i përgëzojmë këta që na ndihmuan, dhe na ka marrë malli shumë.
Leonardi: E kam unë fajin vet që nuk i kam marrë në telefon. Ju falenderoj. Shëndet xhaxha.

Emisioni "Pa Gjurmë" kontaktoi në telefon edhe me babain e Leonardit, Luçin, i cili nuk gëzon shëndet të mirë për momentin, ndaj në studio ishte vëllai i tij. Ai nuk kishte mundur të shikonte emisionin Live kur xhaxhai foli me nipin. Por kërkoi numrin që ta telefonojë vetë të birin. "Me vdekje unë nuk e harroj këtë të mirë që më bëtë ju mua. Nuk ndahem kurrë me djalin unë, se djali është i imi. Dëgjo motër, për mua je flori që ma gjete djalin", tha Luçi Rezhda në bisedën me moderatoren Odeta Dume. 

“Pa Gjurmë” arriti në gjurmët e Leonard Rezhdës tri ditë më parë, ku gjatë transmetimit live në Report TV ku një emigrant shqiptar zbuloi vendndodhjen e Leonardit, në Portsmuth të Londrës. Bashkëpunëtori ynë në Angli arriti të vinte në pak kohë kontaktet me të, pasi realizoi në Londër dhe një bisedë telefonike, me personin që u kërkua në “Pa Gjurmë”. Ai i pohoi se është Leonard Rrezhda, madje duke shprehur habi, kur mësoi se kërkohej nga familja.

"5 vite që nuk e ka parë me sy i ati. Ka 28 vjet që nuk ka ardhur në Shqipëri, që nga demokracia. Keq më vjen për vëllain, se është moshatar. Rroftë ai lokali, Gjini, se e mbante tek Report Tv, ai mu bë shkaktar, ik atje se e ke të gjetur më tha. E mban televizorin tek Report Tv dhe ndjek televizionin tuaj. E përshëndes live, t'i rrojnë fëmijët. Shyqyr që është gjallë nipçja. më ka marrë malli për kokën time. Ta shoh një herë do qaj nga malli. Ishalla do zoti e kanë gjetur", tha xhaxhai i tij para se të dëgjonte zërin e nipit të tij. 

Gazetari: Ma thuaj emrin, mbiemrin, ta marrim konfirmimin live që ti je shëndoshë e mirë.
Leonard Rrezhda:  Emri im është Leonard Rrezhda
Gazetari: Ne kemi vite që të kërkojmë...
Leonard Rrezhda: Çfarë thua mor burrë, keni vite që më kërkoni mua?
Gazetari: Familja është bërë shumë merak për ty
Leonard Rrezhda: Të mos bëhen merak për mua, ata e dinë se ku jetoj unë.
Gazetari: Çfarë mesazhi do t’i japësh familjes tënde ?
Leonard Rrezhda: Po unë jam mirë, ashtu kam ca problemet e mia, por do kontaktoj sapo të mbaroj problemet, kaq. Mirë, faleminderit që morët në telefon vlla...

Leonardi i pati humbur disa herë radhazi kontaktet me familjen. Ai pati emigruar drejt Anglisë në vitin 1996, bashkë me shtetasen angleze që njohu në Firence të Italisë. Kontaktin e fundit e pati me të atin në rrjetet sociale, Messenger, kur i kërkoi 1200 euro. Sapo mori paratë që i dërgoi i ati Leonardi u zhduk përsëri, për t’u bërë i gjallë 5 vite më pas, pasi u denoncua humbja e tij në emisionin “Pa Gjurmë”.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 02/03/2020 17:14

    Kam pasur ca problem. DMTH ke rene brenda ne burg dhe skomunikoje dot. Duket qarte qe ky "ka pasur probleme". Po shume i papergjegjshem sepse familja eshte e para .

    Përgjigju
  • timi: 28/02/2020 19:42

    Ndaj prezervativi duhet vendosur se ikin vite te tera dem per tu kujdesur per keta langaraqe dhe kur vjen puna detyrohet familja te shkoje ne emisione ti kerkoje. Mjere prindi ca rrit. Vite te tera pa gjume dhe heq buken nga goja per keta bukeshkelur

    Përgjigju
  • Laluci: 28/02/2020 11:57

    Dava bq laluc hesapi njesoj me katundaret e tiranes neper evrope qe gjithe socialin e lenin duke mare kaseta porno me qera e duke ble xhinsa nga 100 euro edhe pse corapet ju vinin era mut.Ndersa familja ngordhte per buke ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Thanoja: 28/02/2020 09:02

    Sa shqipo ka si puna e ketij tipi. Po ky dukeshka qe qeka toc fare

    Përgjigju
  • Bobi: 28/02/2020 07:50

    O leonard, o kokrra mashtrusit. E shkreta ajo familje qe te rriti ty

    Përgjigju
  • gezimi: 28/02/2020 00:59

    O medet per prinderit qe reisin keshtu femije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin