'Pa gjurmë'/ Nëna e një fëmije 3 vjeç, doli për të bërë pazar por nuk u kthye më, vëllai në kërkim të motrës 24-vjeçare

Në emisionin "Pa gjurmë", këtë  të hënë erdhi e trajtuar historia e një nëne të re 24-vjeçare Sidorela Çelani, e një fëmije 3-vjeç  e cila prej 8 ditësh  është zhdukur në drejtim të paditur duke humbur çdo komunikim me familjen e saj.  

Sidorela është vajzë e madhe e familjes Tafaj, në kryeqytet.Me të mbaruar shkollën 8-vjeçare familja e prezanton me Ergys Celanin, djalin ushtarak me të cilin pati një marrëdhënie të mirë deri në vitin 2016. Marrëdhënia mes Sidorelës dhe Ergysit ishte e mirë, por ajo që nuk shkonte me kunatën ishte motra e bashkëshortit, ajo nuk e donte Sidorelën. Në vitin 2017 erdhi në jetë djali i tyre Landroni. Sidorela jetonte në të njëjtën shtëpi me familjen e Ergysit dhe marrëdhëniet me prindërit e tij ishin shumë të mira. Por motra e Ergysit provokonte konflikte të vazhdueshme. Sidorela punonte banakjere në një lokal, kurse Ergysi ishte ushtarak.

Në studion e emisionit vëllai i i të humburës, Murati rrëfeu për ditën e 8 shkurtit, kur Sidorela pati biseduar me mamanë duke i shprehur dëshirën për të shkuar për të punuar në Kosovë  për njw tw ardhme ekonomike më të mirë ndërsa, të vetmet fjalë që i tha së ëmës  ishte se do dilte për të bërë pazarin, por nga ajo ditë askush nuk di më gjë për fatin e saj.

Nuk dihet se çfarë pati në mendje atë ditë Sidorela, kur edhe me herët kishte hedhur pistën e mundshme se do të shkonte të punonte në Kosovë, por më 3-shkurt të këtij viti 2019 ajo i pohoi Elmirës nënës së saj, që do të dilte të bënte pazar.

Atë ditë e pati pyetur mamin ku është më mirë të punoj, në Kosovë apo kwtu . Jo i kishtë thënë mami, më mirë të punosh këtu se nga Kosova tani po kthehen të gjithë. Doli për të bërë pazar paradite ditën e 3 shkurtit ka takuar edhe djalin e vogël 3 vjeç. Motra punonte banakiere dhe është 24-vjeçe.  Motra u martua në vitin 2016-të, në kryeqytet dhe sot ka një djalë 3 vjeç. Filloi të kishte disa probleme me kunatën. Kishte konfliket në familje  dhe ishte drejt divorcit. Këto dy muaj kishte ardhur për të jetuar tek ne, dhe djalin e mbante gjyshja pas divorcit me të shoqin. Njëherë ziu, njëherë pajtohu. Dy herë i kam bashkuar unë.  Ela ishte e rregullt shkonte në punë, dhe vinte pasdite. Kohet e fundit  motra dëshironte të shkonte  për të punuar në Kosovë, dhe dyshoj se sot ajo mund të jetë atje . I kam shkuar edhe tek puna për t'u interesuar dhe pronarja nuk dinte asgjë për të. Kemi bërë denoncim në polici dhe sistemi  TIMS  ka zbuluar  që ajo ka kaluar kufirin jashtë Kosovës.

Murati, vëllai i Sidorelës

 

Vëllai të saj Muratit, një ditë më parë, më 10 shkurt, i ka mbërritur një telefonatë anonim nga ku vinte zëri i së motrës duke qarë. E vetmja fjali që Murati ka mundur ti thotë ishte :Më thuaj ku je, që të vij, të të marr por pas këtij momenti telefoni është shkëputur.

Telefonatën e fundit e kam patur ditën e dielë, dje pasdite e më doli duke qarë. I thashë , ku je se vij e të marr unë. Ajo vetëm qante dhe nuk më tregoi asgjë. Atë ditë që u zhduk, erdha nga puna e pyeta mamin ku është Ela.  Edhe nëse ka ikur me dëshirën e saj vetëm të na kontaktojë, e të na thotë që është gjallë është.  Pas humbjes së Sidorelës, nëna ka mbetur në krevat dhe para pak ditësh e kam çuar në urgjencë për shkak të shqetësimit për motrën".

Murati, vëllai i Sidorelës 

 Që nga ai largim mbrapa 24-vjeçarja la një mister të madh. Ka mëse 1 javë që nga e djela e kaluar që për Sidorelën nuk dihet asgjë. Ajo nuk u kthye, duke lënë pas edhe djalin 3-vjecar .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite