'Pa Gjurmë' zbardh detaje nga zhdukja e Renato Hamzës. Dy muaj para ishte vendosur në përgjim nga policia, dyshohej për prostitucion

Detaje “bombë” në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës zbardhen detaje nga dosja hetimore. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej Reni i Elbasanit, ai ishte vendosur në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës.

Është hera e parë që e dëgjoj këtë. Drejtori i policisë së Elbasanit në vitin 2017 më tha se ta ka vrarë Indriti”-rrëfen nëna e Renatos, Silvana Hamza.

Dosja e Renato Hamzes ndodhet në kartoteken e Policisë së Elbasanit, pasi Prokuroria e ka pezulluar për momentin me pretendimin se nuk ka asnjë provë. Pas denoncimit të familjareve për zhdukjen e djalit të tyre, u arrit të zbulohej nga një kamera sigurie se Renato Hamza apo Reni siç njihet ndryshme në botën e muzikës, për herë të fundit ka qenë me dy persona nga Shijaku, Indrit Shaqja dhe Denis Xhija. Video e cila u publikua për herë të parë nga gazetari Spartak Koka, ku tregohen gjurmët e fundit të Renit.

Kjo video jep dinamikën e plotë. Është Indrit Shaqja. Duket i shqetësuar. Shfaqet dhe Denis Xhija. Të dy janë dënuar më vonë një për vrasje në rrethana cilësuese. Denisi edhe i proceduar ndërkombëtarisht për vrasje. Këta e kanë takuar për herë të fundit. Duket që Denisin nuk e njeh në këtë video. Unë kam 9 muaj që merrem me këtë histori. Duket që s’ka pas njeri interes për të dhënë këtë video. Indriti duket i nxituar, duket që do ta prezantojë menjëherë me Denisin. Është ora 8 e mbrëmjes kur i ka takuar. Renato mund të ketë qenë në ndjekje si i dyshuar për përfshirje në rrjetin e prostitucionit. Në 6 vite nga burimet nuk ka pistë se Renato është vrarë se është përfshirë në një rrjet prostitucioni”-tha gazetari Koka.

I pari që shfaqet në pamje në orën 20:11 minuta është një person i veshur me bluzë bojëqielli, me pantallona treçerekshe, me shapka dhe me një çantë të hedhur krahëve. Ai është Indrit Shaqja, ndërsa personi i dytë që shfaqet në video është Denis Xhija. 40- vjeçari me origjinë nga Shijaku dhe banim në Durrës është person i shpallur në kërkim, i dënuar në mungesë me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Por pyetja që shtrohet nisur nga kjo video, ku identifikohen dy personat që takohen me këngëtarin është ajo se çfarë i lidh këta persona me Renaton apo edhe e kundërta?

Nuk ka qenë në Shijak, në 2013 ka bërë klip në Durrës në verë. Nuk ka qenë kurrë në Shijak. Indriti ishte klient. Djali ikte në orën 6 dhe vinte në 12. Në dijeninë time nuk ka qenë në Shijak”-pohon nëna. Ndërsa kolegu Koka duke komentuar videon tregoi të tjera detaje që e lidhin imazhin e fundit të Renit, zhdukur 6 vite më parë.

Nuk e di nëse këtë video e ka disponuar policia. Telefoni i tij rezulton të jetë fikur 15 minuta afro pas videos. Çfarë ju kanë thënë nuk janë të gjitha të vërteta. Emisioni “Pa gjurmë” ju ka dhënë mjaft hapësirë. Ne e kemi trajtuar nga pikëpamja policore. Indrit Shaqja nuk ka dhënë dëshmi kurrë. Një vit më pas ai u ekstradua në Shqipëri”-tha gazetari Koka.

Dy personat që shfaqen në këtë video Indrit Shaqja dhe Denis Xhija janë emra të skeduar nga policia.

Denisi është personazh i njohur në Shijak për këtë vrasje mbetur në tentativë. Në vitin 2015. Duhet të jemi të kujdesshëm për çfarë themi. Video ka qenë një indicio e mirë. Indriti është identifikuar që në momentin e parë. Ka nevojë për hetime komplekse. Mjeti është me targa të falsifikuara, mjeti dyshohet të jetë larguar Renato. Një person që do të largohet me dëshirë nuk mund të largohet kështu”-vijon gazetari

Nëna në rrëfimin e disa të të bërë në studion e emisionit, teksa përlotet thotë se Renato nuk njihej me personin tjetër që del në këtë video të publikuar së fundmi, Denis Xhijën, ndërsa Indriti Shaqja ishte një njohje e vjetër pasi ai ishte një klient në lokalin ku këndonte Renato.

Më tha sapo të pi një kafe. Me Renaton nuk kishte konflikte. Renato tha se indriti nga Shijaku do ti sillte dy pronarë lokalesh. Djali frekuentonte shumë në Durrës në çdo qytet. Nuk njihte personin tjetër. Ai e ka marrë gjithë ditën në telefon. Doli per respekt” tha nëna.

Sipas të dhënave të siguruara nga 'Pa Gjurmë' prej burimeve, por edhe nga dëshmia e nënës në studio mësohet se se dy ditë pas ngjarjes dy personat që shfaqen në video Indrit Shaqja dhe Denis Xhija, kane deklaruar për uniformat blu se janë takuar me Renato Hamzen mbrëmjen e 29 qershorit ne Elbasan dhe kane udhëtuar sebshku me makine brenda për brenda Elbasanit dhe diku rreth orës 22:30 e kane zbritur po ne unazën e këtij qyteti, jo shume larg vendit ku e morën. Fatkeqësisht, ne atë zone nuk ka pasur asnjë kamer sigurie për ta vërtetuar këtë gjë dhe te dy janë lënë te lire nga policia. Nëna thotë se pas zhdukjes së të birit, Indriti është shoqëruar në polici. Ajo vijon të hedh të njëjtat akuza për ish-të dashurën e tij Radonën.

Indriti u shoqërua në polici dhe del me shefin e krimeve. Ky i fundit thotë se ky person nuk ka lidhje. Radona ish e dashura u strehua në Durrës kur u zhduk djali. Atje rrinin edhe Indriti dhe Denisi”-tha nëna. Dosja është pezulluar, ndërsa me publikimin e kësaj video si dhe me nxjerrjen në dritë të një tjetër detaji të fortë nga dosja e Renatos, është një tregues se hetimi mund të ishte bërë më cilësor, në rast se kjo do të ndodhte kohë më parë nga zhdukja e 27-vjecarit. Kjo pasi detajet ndihmojnë për të zbardhur të vërtetën e fatit të Renit të Elbasanit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja