‘Pa Gjurmë’/ Zhdukja e 52-vjeçarit Ilir Shani, vëllai: Ishte njeri i qetë, jo agresiv

‘Pa Gjurmë’/ Zhdukja e 52-vjeçarit Ilir Shani, vëllai: Ishte njeri i qetë, jo agresiv

Mamaja dhe vllai i Ilir Shanit, Edmond Shani

Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ është denoncuar një tjetër person i zhdukur. Bëhet fjalë për Ilir Shanin, i cili prej 4 vitesh rezulton i zhdukur.

Historia e Ilir Shanit

Ilir Shani është rezulton ne skedën e personave të humbur që prej vitit 2015. Në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ erdhi vëllai i Ilirit, Edmond Shani.

Për shkak të detyrës që ushtronte i ati si ushtarak prej vitesh, bashkë me tre djemtë dhe bashkëshorten u zhvendosën në Fier. Në atë kohë Iliri ishte në 8-vjeçare dhe pasi e mbaron, largohet në Durrës për të ndjekur shkollën e Fiskulturës. Si rezultat i mospërshtatjes me ambientin atje, Iliri bie në depresion, ndërsa familja njoftohet nga profesori që të shkonin të merrnin djalin, pasi nuk ishte në kushte të mira psikologjike. Iliri rikthehet në Fier, për të vijuar shkollën e mesme dhe ndërkohë merr mjekime. Bëhet mirë për një farë kohe dhe rinisin sërish shqetësimet. Familja detyrohet të transferohet në Tiranë. E ëma, zonja Myrvete bëhet kujdestarja e djalit. Ditën e zhdukjes, Iliri ishte në shtëpi, pasi sapo ishte kthyer nga shëtitja, kur e ëma shkon ta kontrollojë në dhomën e gjumit, nuk e gjen Ilirin, vetëm dritaren të hapur. Kontrollojnë gjithkund pasi po binte errësira, deri në vendet ku ai shkonte gjithnjë i ulur në bordurat e pallatit të Kulturës, në rrugën e Durrësit, rrugën e Kavajës. Pyesin kudo, këdo që mund ta kishin parë, por asnjë përgjigje. Shkojnë në rajonin e Policisë nr. 4 për denoncim, atje i thonë duhet të mbushen 24 orë nga humbja. U mësua se ato ditë e kishte pare nipi i tij, pranë banesës dhe që ishte përshëndetur me dorë. Pas 2 ditësh një komshi i pohon se e kishte parë tek Kodra e Priftit dhe se kishte të veshur një kanatjere dhe një palë tuta. Në vitin 2017 një nga të afërmit e ka parë tek ambasada polake. Iliri i ka kërkuar 4 cigare. Një tjetër dëshmi që ka ardhur për zhdukjen e tij është se e kishin parë afër zonës së Xhamllikut. Një tjetër dëshmi ardhur për familjarët ka qenë dhe një person nga Durrësi i cili është prezantuar si përfaqësues agjencie dhe se do t’i njoftonte për Ilirin. Pra gjurmët e fundit mbeten në qytetin e Durrësit, kjo është dhe dëshmia më e fundit për vendodhjen e mundshme të Ilirit. 

Në studion e Pa gjurmë, mamaja e tij dhe i vëllai kanë thënë se Iliri ishte një njeri i qetë dhe jo agresiv.

Mamaja e tij, Myrvete Shani: Kërkojmë që të na kthehet djali në shtëpi.

Edmond Shani: Në janar të 2017-ës më kontaktuan për vëllain, më thanë se Iliri ndodhej në Durrës. Iliri nuk ishte agresiv, ishte njeri i qetë.


Lajmi kryesor:

‘Pa gjurmë’/ Binjaku kërkon vëllain, Veton Sallova nga Afganistani: Më thanë që është martuar dhe është në Kroaci


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore