‘Pa gjurmë’/ Zhdukja e Afrim Vërçës, familja akuzon kunatin, flet vëllai: S’kishte probleme të shëndetit mendor

Detaje të reja janë zbuluar për misterin e zhdukjes së Afrim Vërçës, i denoncuar si i humbur që prej nëntorit të vitit 2017 në Greqi. Rasti i tij u denoncua në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’, ku familja hodhi hije dyshimi se dijeni për zhdukjen e Afrimit kishte direkt kunati i tij, Edisoni.

Më herët, në ‘Pa gjurmë’, familja dhe bashkëshortja e Afrim Vërçës kanë thënë se kontakti i fundit me të ka qenë në muajin nëntor të 2017-ës. Bashkëshortja, madje tha se Afrimi gjatë kohëve të fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë që nga Greqia, mbrëmjen e sotme në ‘Pa gjurmë’, ka folur live Agim Vërça, vëllai i Afrimit. Agimi ka thënë se njeriu i fundit që e ka kontaktuar atë është kunati i tij, Edisoni.

 

Nuk na ndihmoi njeri për t’a gjetur. Kërkova 5-6 herë me vëllain, por s’gjetëm gjë. Mora vesh që kishte 15 euro me vete. I tha gjysmat e gjërave të sakta. Mbase vajti Dhimitri për t’a gjetur. Ndoshta u zunë, nuk e di. Ne e dinim se kalonte mirë me njerëzit e gruas. Tha që i dhimbte koka, më pas pyetëm në çdo farmaci, nuk kishte vajtur gjëkundi. Kishte kërkuar ujë dhe vend ku të flinte. Taksixhinjve u kishte kërkuar t’a çonin ose në Athinë, ose në Kakavije. Gruaja që e ka parë për herë të fundit, thotë se ka qenë në gjendje të mirë. Pyetëm taksixhinjtë, thanë që s’kishte lekë dhe nuk e çuam. Ka ikur në mënyrë të fshehtë. Ka banuar prej vitesh në Athinë. Gjuhën e dinte mirë, s’ka patur probleme mendore siç thonë. S’kishte arsye të largohej. Dyshoj tek ata që ishin aty. Edisoni dhe Dhimitri, bashkë me të tjerët. Ata e dinë të vërtetën. Mua më gënjenin. Një ditë pasi u zunë, Edisoni iku nga shtëpia. Ka ndenjur me vite Afrimi në shtëpinë time dhe s’ka patur kurrë probleme.

Agim Vërça, vëllai i Afrim Vërçës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit (EMRI)

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit (EMRI)