‘Pa ikur ne të tre, s’ka shpëtim Shqipëria’ – Si përsëritet historia 100 vjet më vonë

‘Pa ikur ne të tre, s’ka shpëtim Shqipëria’ – Si përsëritet historia 100 vjet më vonë

Ismail Qemali, Esat pashë Toptani dhe Preng Bibë Doda

Ka një pasazh të mrekullueshëm në “Kujtimet” e tij Eqrem bej Vlora, i cili shpjegon Shqipërinë e atëhershme dhe këtë të sotme. Ai sjell në kujtesë një takim mes 3 njerëzve më të pushtetshëm të kohës me Princ Vidin. Ata janë Ismail Qemali, Esat pashë Toptani dhe Preng Bibë Doda.

Aty ai sjell detajet e një takimi dhe një thënie të Preng Bibë Dodës së Mirditës, i cili, mes humorit dhe sarkazmës, i është drejtuar Princ Vidit dhe i ka thënë se ky vend nuk do të gjejë qetësi nëse nuk mënjanohen këta tre, duke përfshirë edhe veten e tij, nga skena politike.

Është e kuptueshme se ata tre që përmend Kapedani i Mirditës ishin njerëzit më të pushtetshëm të kohës dhe u larguan nga skena politike në mënyra të ndryshme, edhe pse jo njëkohësisht.

Fragmenti i plotë është ky:

“Atdhetarizma e strucit do të jetonte edhe për shumë kohë në Shqipëri. Më kujtohet një ngjarje aty nga mesi i majit. Ismail beu, i kthyer nga Nica në Vlorë, kishte ardhur në Durrës për t’i bërë një vizitë Princit. Në darkë ishin ftuar të gjithë. Midis të ftuarve ishin Ismail beu, Esat pasha dhe Kapedani i Mirditës, Preng Bibë Dodë pasha. Gjatë bukës ky i fundit qeshte dhe bënte vazhdimisht shaka, fliste me sarkazëm për nacionalizmin, temën aq të dashur për ne, atdhetarët e rinj, dhe, së fundi, e mbylli duke iu drejtuar Princit: “Kështu, pra, Lartësi! Nëse doni vërtet të qeverisni në Shqipëri, masa e parë që duhet të merrni është të mënjanonin Ismail beun dhe Esat pashën. Me këtë rast, iu lutem, të mos harroni edhe personin tim të parëndësishëm dhe mjaft gjela të tjerë grindavecë më të vegjël.”

E solla në vëmendje këtë fragment nga libri i Eqrem bej Vlorës, jo për të krahasuar personazhet e atëhershëm me këta të sotëm, por për të treguar se Shqipëria ka ngelur po e njëjtë dhe sot më shumë se kurrë e kërkon shpëtimin tek largimi i kësaj klase politike thellësisht të korruptuar, të cilët si pjesë e pandarë e të njëjtit trekëndësh barabrinjës mbajnë fortë brinjët e njëri-tjetrit, sepse po ra një nuk ekziston më figura gjeometrike.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim Struga: 22/09/2022 17:41

    PRENG BIB DODA E KA THANE ME SHAKA POR UNE GJYKOJ SE LARGIMI I TE TREVE NGA MJEDISI POLITIK DHE JETESOR E KA DEMTUAR RENDE SHQIPERINE SE VEPRIMTARIA E TYRE KA QENE SHUME POZITIVE.

    Përgjigju
    • Agron: 22/09/2022 18:20

      Unë kamë konkluduar ndryshe sidomos për Kosovën.Këtë e dëshmon hitoria se jo vetëm me largim nga politika por këta poltikan të luftës duhet të vdesin që Kosova të filloj ti qel syt.Se kēta të luftës kur rahat s'kan me lanë rahat Kosovën

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt