Nëpër rrugët e Tiranës, arrestohen 16 shoferë të dehur brenda një jave! Mbi 3300 gjobiten

Nëpër rrugët e Tiranës, arrestohen 16 shoferë të dehur brenda një jave! Mbi 3300 gjobiten

Foto ilustruese

Policia rrugore ka vënë në pranga 16 persona pasi u kapën duke drejtuar makinën pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërsa mijëra shoferë të tjerë janë gjobitur pas disa kontrolleve intensive të kryera në kryeqytet.

Parakalime të gabuara dhe të rrezikshme, shpejtësi mbi normat e lejuara dhe drejtues automjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit te automjeteve janë disa nga shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga kontrollet e kryera nga Policia Rrugore.

Gjatë javës që lamë pas 16 persona janë arrestuar pasi, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa 3383 shoferë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Konkretisht janë ndëshkuar me masë administrative 863 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

388 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

1891 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 241 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet