Pa maska, të përqafuar dhe mbi 30 veta në një ambient të vogël, Paloka 'harron' pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë  në thyerje të masave antiCOVID

Edi Paloka me shtabin e Fushë Krujës

Akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se ka dështuar më menaxhimin e pandemisë në vend janë të përditshme nga opozita, por duket se ajo është e para që shkel me të dyja këmbët masat antiCOVID duke u kthyer në një burim infeksioni për qytetarët. Gjobat prej 5 mln lekësh të reja për disa nga anëtarët e PD, duket se nuk frenojnë demokratët që të bëjnë një hap pas e të mendojnë se janë duke rrezikuar jetën e shqiptarëve me mbledhjet e tyre elektorale dhe të shtabit, ku grumbullimet janë tepër të larta dhe ajo që është edhe më e rëndë, asnjë nuk mban maska mbrojtëse.

Pas Xhelal Mziut në Dibër, i cili kishte zhvilluar një takim elektoral me shumë të rinj brenda një ambienti të vogël të mbyllur, e njëjta gjë ka vijuar edhe me nënkryetarin e PD-së Edi Paloka, i cili ka inauguruar shtabin e PD në Fushë Krujës. Ai ka mbledhur shumë njerëz, të gjithë pa maska dhe të përqafuar me njeri-tjetrin në kundërshtim të hapur me masat antiCOVID, i cili nuk ka nguruar të publikojë edhe foto në profilin e tij në Facebook.

Në vend që të ndërgjegjësojnë qytetarët që të zbatojnë masat dhe të ruhen sa më shumë nga kjo pandemi, PD zgjedhje t'i shkel ato vetë dhe më vonë të dalë në deklarata të përsëritura për mediat se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pandemisë. Po vetë roli i opozitës në këtë pandemi kush është?

Postimi i Edi Palokes në facebook

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento

Komente

  • Iris: 22/02/2021 00:53

    Ne te tere ate grup burrash,vetem ajo vajza e ka vene masken ne menyren e duhur,edhe ata dy burra qe e kane vene,njeri ka lene hunden jashte,kurse tjetri ,ia ka vene masken qimeve te mjekres se mos i infektohen e nuk i rriten me e i prishet burreria.

    Përgjigju
  • Bir Selmani nenes: 21/02/2021 09:05

    Ka mbledh gjithe xhepistet dhe hajdutet ordiner qe Pd i terheq rregullisht zvarr si skllever neper sheshe molotovesh ..per ti shpjeguar matematiken e lylit ku 2+2 = me cdo gje tjeter vetem 4 jo...hahaha .. Flloj si parti e spiuneve te diktatures dhe perfundoj si parti e xhepistave..ketojane fytyra dhe force per ndryshim pika qe sju bie

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 21/02/2021 08:53

    Pse nuk i gjobisin ata?Po me faktin qe Paloka ishte 31 apartamente ne Shengjin a u ben hetime ku i gjeti gjithe ato para? Vetem llafe per ti hedhur hi syve popullit.Politikhajdutet shqiptare jane te gjithe bashke

    Përgjigju
  • Toni: 21/02/2021 08:46

    Shikoni fytyrat e përkrahësve të Nokës dhe e kuptoni menjëherë nivelin e tyre intelektual...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…