'Zgjedhorja'/ Ralf Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi dalim nga parlamenti! Shameti: Jemi të hapur për çdo propozim

TIRANE- Deputeti Ralf Gjoni tha në studion e Pa Protokoll se opozita parlamentare do të kushtëzojë votën e saj me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ai tha se nëse nuk merren në konsideratë propozimet e tyre, opozita do të konsiderojë daljen nga parlamenti.

Deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhor Adnor Shameti tha se PS është e hapur për të rishkuar çfarëdo lloj propozimin për Reformën Zgjedhore përfshirë këtu edhe ndryshimin e sistemit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
'Zgjedhorja'/ Ralf Gjoni: Vota jonë kushtëzohet nga ndryshimi i sistemit zgjedhor! Kushëtohet prezenca jonë në Kuvend

1573246203_gjoni.jpg

Deputeti Ralf Gjoni tha në studion e Pa Protokoll se opozita parlamentare do të kushtëzojë votën e saj me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai tha se nëse nuk merren në konsideratë propozimet e tyre, opozita do të konsiderojë daljen nga parlamenti.

"Nuk do ketë ndarje të Reformë Zgjedhore. Ne do të kushtëzojmë votën tonë me ndryshimin e sistemit, ose të paktën hapjen e listave. Propozimi im konkret do ishte hapja e listave dhe kemi kohë deri në Mars për të ndryshuar sistemin për zgjedhjet e ardhshme. Prezenca jonë në parlament nuk do të jetë më nëse nuk do të adresohet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ne nuk jemi si ata që lanë mandatet. Ne kemi disa muaj që po punojmë me faktorin ndërkombëtar. Nuk është më sekret të flasim hapur për mbështetjen që kemi gjetur gjatë muajve të fundit. Ne sot do i adresojmë të gjitha teknikalitetet por duhet të shembin atë mur që është bërë. Opozita është në parlament", u shpreh Shameti.

Ora 22:06
Kume në Report Tv: Edhe nëse ndryshohet sistemi zgjedhor nuk mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme

1573246187_kume.jpg

Ish kryetari i KQZ Kristaq Kume deklaroi se ndryshimi i sistemit është një proces afatgjatë. Ai deklaroi se edhe nëse ndërrohet sistemi tani ai duhet të aplikohet në zgjedhjet e radhës për të implementuar siç duhet ndryshimet.

"Nuk mund të ndryshohet sistemi një vit përpara vitit zgjedhor. Edhe nëse ndërrohet sistemi tashmë ai nuk duhet të aplikohet në zgjedhjet e radhës por në zgjedhje të tjera. Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë vendim dhe të ndryshojë këtë sistem", tha Kume.

Ora 22:03
Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Shameti në 'Pa Protokoll': Jemi të hapur për çdo propozim

1573247097_shameti.jpg

Deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhor Adnor Shameti tha në studion e Pa Protokoll me gazetaren Anduela Ndreu se PS është e hapur për të rishkuar çfarëdo lloj propozimin për Reformën Zgjedhore përfshirë këtu edhe ndryshimin e sistemit.

"Reforma Zgjedhore është një proces. Ne si anëtarë të këtij komisioni ndjejmë të gjithë përgjegjësinë. Çështjet që ne shqyrtojmë në komisionin e Reformës Zgjedhore nuk janë tonat por rekomandime të OSBE. Ky është thelbi dhe të gjitha këto çështje ku ne duam të ndërhyjmë janë përpjekje për t'i zbatuar ato. Reforma Zgjedhore është vënia në praktikë e atij rekomandimeve. Ajo që dua të them se blloku i djeshëm ka të bëjë me depolitizimin e procesit zgjedhor. Jemi të hapur për të pranuar çfarëdo lloj propozimi. Ne nuk na tremb sistemi. Ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën", tha Shameti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen