Pa veten në ’Pa Gjurmë’, i dërgon nënës letër nga burgu! U zhduk nga Vlora Eduart Koka gjendet në Zvicër!

Dyshimet e të moshuarës, se në zhdukjen e të birit kishte gisht e dashura e tij, kjo e fundit i hedh poshtë në sqarimin që bën për ’Pa gjurmë’. Pasditen e kësaj të mërkure, Elona dha lajmin se 33-vjeçari ndodhet në Zvicër. Ai ishte njoftuar se kërkohej në program, ndërsa ka qetësuar familjarët me anë të një letre ku thotë se ndodhet pas hekurave, në një burg në Bërn të Zvicrës. Në letër, Eduardi sqaron se do të qëndrojë i izoluar deri më 26 janar të vitit 2022 dhe më pas nuk dihet se çfarë do të ndodh me të nga autoritetet zviceriane. 

Përshëndetje mami dhe babi dhe gruaja ime më e mira në botë. Më ka marrë malli për ju dhe motrat. Unë po ju shkruaj nga një burg i Zvicrës. Dhe dua t’ju them mos u bëni merak. Këtu nuk më mungon asgjë. Njerëzit janë të sjellshëm. Jam bërë merak për Lonën shumë dhe dua të vij tek shtëpia. Nuk dua ta lini vetëm Lonën. Më ka marrë malli, ju dua shumë dhe mos u mërzisni. Tani duhet të bëjmë durim, se kështu ishte fati im’-shkruhet në letër 

Vajza me emrin Elona, me të cilën 33-vjeçari bashkëjetonte prej një viti në qytetin e Vlorës, konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ në një lidhje telefonike lajmin se Eduardi është gjallë.

Historia që kam treguar është e vërtetë. Unë e dija që Eduarti kishte humbur nga Zvicra edhe letra na ka ardhur po nga Zvicra. Ndodhet shumë mirë, tashmë është bërë i gjallë. Na ka dërguar një letër ku ka përshëndetur familjen, më ka përshëndetur edhe mua. Ka qenë shumë në merak momentin e fundit që folëm bashkë dhe ka patur kamerën hapur. Nuk e di se në cilin qytet të Zvicrës ndodhet, por di që është i izoluar në burg. Ju shumë faleminderit që na u gjendët pranë’-sqaroi bashkëjetuesja e Eduardit

Nëna e tij Lume Korra iu drejtua pak ditë më parë emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, ndërsa rrëfye si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte në qytetin e Vlorës. ’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht jeton në Itali, e cila deklaroi për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj ishte zhdukur nga Zvicra, aty ku edhe ndodhet pas hekurave. 

Emisioni i plotë

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë