Pacientë që rënkojnë nga dhimbjet e mjekë që vrapojnë/ Pamje të rënda brenda Sanatoriumit! Jashtë e rrethuar me policë

TIRANË- Një ditë pasi një i ri u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ministria e Shëndetësisë bën publike disa pamje të ambienteve brenda spitalit COVID 2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital. Në pamje shohim ekipet e mjekëve që kryejnë vizitat dhe kontrollet e pacientëve të shtruar ….Pacientë që rënkojnë nga dhimbjet, mjekë që vrapojnë për të dhënë kurën, por edhe shpresë! Kështu mund të përshkruhen ato pamje që vijnë nga ky spital, i cili prej disa javësh është rikthyer në një spital COVID-19.

Gjithashtu shohim që pacientet janë të moshuar, ndërsa shprehen se për disa ditë me radhë gjendja e tyre shëndetësore ka qene e rëndë dhe në agoni…

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Sanatorium, Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.

Ndërkohë, ambientet e jashtme të këtij spitali janë rrethuar nga forca të shumta policie.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrojtuesi: 14/08/2020 16:22

    Përveç propagandës dhe shfaqjes mediatike që më bukur se askush tjetër e bën organizata Rilindja, ajo që bën çudi të madhe janë të gjithë mediat e ashtu quajtura të pavarura. Asnjë media deri më sot nuk ka marrë mundimin të bëji një hetim të vetin profesional dhe të interesohet të marri në intervistë njerëzit që dalin nga spitalet covid-19 e të rrëfejnë vetë me gojën e tyre trajtimin dhe kujdesin që kanë patur. E çuditshme që të gjithë mediat mjaftohen me shfaqjet që jep ministria vetë.

    Përgjigju
  • Asllan: 14/08/2020 14:43

    E bëni reklamën si Lali Eri se keni ngelur mbrapa me vrapin

    Përgjigju
  • Proof: 14/08/2020 12:51

    Hajt se me mir do boet. Kshu thote dhe Horoskopi.

    Përgjigju
  • Zaho: 14/08/2020 12:49

    Cfare skandali higjenik. Me nje pal doreza dhe me nje Kit tek cdo pacient dhe me ato doreza prekin kartelat. Skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë