Padia e parë, kundërshtohet në
gjykatë vendimi i qeverisë së re

Padia e parë, kundërshtohet në<br />gjykatë vendimi i qeverisë së re
TIRANE- Menjëherë pas vendimeve të para të qeverisë Rama, ka pasuar një padi civile për shfuqizim akti administrativ. Dje pranë Gjykatës së Tiranës është regjistruar padia e qytetarit Sami Neza kundër Këshillit të Ministrave. Me këtë padi, kundërshtohet akti administrativ, si dhe kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë absolute nga ana e kësaj Gjykate të vendimit nr. 3, datë 30.09.2013 të qeverisë Rama “Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr. 310, date 19.04.2013 të Këshillit të Ministrave 'Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave'”.

Neza ka kërkuar edhe pezullimn e aktit administrative në fjalë, me vendim gjykate. Sami Neza, me profesion gazetar, bënte pjesë në Këshillin e Statistikave, të emëruar nga qeveria Berisha, pjesëtarët e të cilit u shkarkuan në mbledhjen e fundit të qeverisë “Rama”. Padia është marrë në shqyrtim dhe është caktuar gjyqtarja Anila Capo–Zëre, e cila do të gjykojë atë. Ndërkohë që numri i Çështjes është 18080, mbështetur si bazë ligjore mbi Kodin e Procedurës Civile, Neni 121-129. Padi është për shfuqizim e ndryshim akti administrativ dhe pritet të merret në shqyrtim së shpejti ditët e ardhshme.

Kështu me sa duket administrata që ka punuar nën qeverisjen e të djathtës ka vendosur të materializojë gjithë kundërshtinë e saj në lidhje me largimet nga puna. Rasti i ish-gazetarit të njohur Neza është me sa duket fillimi i nisjes së depozitimit të padive civile për largimet nga puna. Ku do vendosë gjykata për rikthimin ose jo në punë.


Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi