Berisha s'paraqitet në gjyqin me Veliaj, dërgon avokatin! Asnjëra nga palët nuk pranon pajtimin! Seanca e radhës më 2 qershor

TIRANË- Sali Berisha ka shmangur shoqërimin forcërisht në gjykatë me policë në gjyqin e hapur pas padisë për shpifje ndaj tij nga Erion Veliaj. Në seancën e të premtes, u paraqit vetëm avokati Ivi Kaso, i cili ishte pajisur me prokurë përfaqësimi dhe deklaratë noteriale.

Janë pikërisht këto dy akte, që duket se kanë shmangur një shoqërim të Berishës me policë në gjykatë, për shkak të mosparaqitjes së tij në seancës së parë.

Palët refuzuan mundësinë e pajtimit ndërkohë që gjykata deklaroi se procesi do të vijojë në datën 2 qershor në orën 13.30. Kryebashkiaku i Tiranës, e ka paditur Berishën për shpifje lidhur me deklaratat që ai ka bërë për lidhjet me Iranin.

Kujtojmë se Sali Berisha publikoi gjatë një emisioni televiziv një foto ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Por në të vërtetë në një intervistë për Report Tv, Veliaj zbuloi se personi që kishte publikuar Berisha në foto ishte Joe Walsh, një kitarist i njohur amerikan. Veliaj tha se fotoja e kitaristit të njohur, e publikuar nga Berisha, është shkrepur tre vite para se të lindte ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 19/05/2023 12:42

    Sikur thane qe do shoqerohej me force nese nuk paraqitej me vullnetin e tij..?! Ja pra, kjo eshte pergjigja e marrjes peng te jetes shoqerore kulturore ekonomike dhe zhvillimit te nje mendesie dhe qytetarie te perparuar. Ky eshte e keqja e shqiptareve. Qe ka krijuar nje mendesi te prapambetur. Duke shkaterruar gjithcka jo vetem fizike ( fabrika, uzina), por mbi te gjitha ka shkaterruar ndjesine e te qenit qytetar me ligje dhe rregulla.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 19/05/2023 11:08

    Erion merrja nja 100 milion atij vrasesi se lek me vjedhje e me gjak i ka.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 19/05/2023 10:33

    Sali Berisha sfidoi shtetin! E turpshme qe policia u tregua frikacake.

    Përgjigju
  • Telenovela: 19/05/2023 09:44

    Nuk e shoqërojnë dot. S'ka shans t'a shoqëroni për shpifje, kur nuk e keni shoqëruar me forcë për vrasje. Kjo është tallja e rradhës.

    Përgjigju
  • Ahmadinnexhati: 19/05/2023 09:37

    O bir mos e kruj me malokun se eshte komunist i vjeter e te shpon

    Përgjigju
  • Bir Selmoninonës: 19/05/2023 08:34

    Mereni maskarain kriminelin hajdut Sali Bajgën tërhiqeni zvar ktë zvaranik anti Shqiptar, tradhtar, hajdut , kriminel e çoheni në gjyq si qen rrugaç. Se ky është dhe buracak.

    Përgjigju
    • e drejta: 19/05/2023 09:50

      KALBENI NE BURG SAHALE BAJGEN...BANDITIN E SHQIPERISE

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit