Basha: Do financojmë studentët që asnjë krutan të mos mbetet pa arsim të lartë

Basha: Do financojmë studentët që asnjë krutan të mos mbetet pa arsim të lartë

Lulzim Basha

1573234863_basha.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha tha nga Kruja se PD ka një plan për arsimin në vend. Ai tha se programi i PD parashikon financim të mundshëm, në mënyrë që asnjë krutan apo krutane të mos mbetet pa arsimin e lartë.

"Nuk jam në gjendje të premtoj Universitetin e Krujës, por programi ynë parashikon financim të mundshëm, në mënyrë që asnjë krutan apo krutane të mos mbetet pa arsimin e lartë, për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike. Në fund të shkollës, 10 mijë më të mirët do të marrim 1 vit stazh të paguar nga shteti dhe do synojmë të kapim deri në 90% punësim të të gjithë studentëve. Për ne prioritet numër një është arsimi i rinisë dhe punësimi i tyre", u shpreh Basha.


Lajmi kryesor:

'Shihemi në zgjedhje'/ Basha i përgjigjet nga Kruja djalit të Rrahman Rrajës: Do ta shohësh ti...


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua