Pagat e koronavirusit/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)

Janë shpërndarë pagat e para të luftës për 9 mijë e 506 punonjës, të mbetur të papunë si pasojë e masave të ndërmarra kundër COVID-19, dhe janë 1 mijë e 195 proces verifikimi edhe pse është miratuar paga.

Aktualisht është miratuar ndihma financiare për 6 mijë e 273 biznese dhe 10 mijë e 701 punonjës. Në Tiranë është miratuar ndihma financiare për 4.174 punonjës, për Korçën për 1.253 punonjës, Durrës 1037 punonjës dhe Lezha me numrin më të ulët me 206 punonjës.

Nga data 1 prill deri më datë 5 prill kanë aplikuar 36 mijë e  419 biznese, numri më i lartë i aplikimeve ka qenë në 2 prill ku kanë aplikuar 12 mijë e 826 biznese, ndërsa numri  më i ulët i aplikimeve ka qenë më 5 prill me vetëm 2 mijë e 223 aplikime.

Po ashtu kanë aplikuar për pagën e luftës në vlerën e 26 mijë lekë në muaj, 61 mijë e 229 punonjës e të vetëpunësuar, ku me 2 prill përsëri është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve me 21 mijë e 253 aplikime, ndërsa më 5 prill janë regjistruar 3 mijë e 877 aplikime.

Deri më tani janë verifikuar 8,412 Biznese dhe 14,457 Punonjës. Numri më i lartë i aplikimeve të verifikuara kanë qenë nga Tirana me plot 5 mijë e 192 të tilla, më pas vjen Korça me 1 mijë e 487 aplikimeve të verifikuara, Durrësi me 1 mijë e 379 verifikime, Fieri me 1.073 aplikime, dhe numri më i vogël i verifikimit të aplikimeve është regjistruar në Dibër me 315.

Deri më tani janë verifikuar 24% të punonjësve që kanë aplikuar për pagën e luftës dhe 76% janë në proces verifikimi, ndërsa iu është refuzuar aplikimi 7.512 punonjës.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce