'Pagë minimale për kujdestarin dhe paketë higjenike', personat me aftësi ndryshe, takim me Ministren e Ekonomisë! Brenda 6 muajve, komisione do të bëjnë vlerësimin sipas kategorive

Përfaqësues të personave me aftësi ndryshe kanë zhvilluar një takim sot me Ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ku kanë diskutuar në lidhje me 3 kërkesat e tyre: pagë minimale për kujdestarin, paketë higjienike 300 mijë ose indeksim dhe rimbursimi i ilaçeve.

Ky takim vjen pas protestës së tyre para Kuvendit, ku zhvilluan më pas një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, ku i premtoi pikërisht takimin me ministren për të marrë një përgjigje për problemet që kanë.

Bëhet me dije se në lidhje me kërkesat për kujdestarin dhe paketën higjienike, do mblidhen komisione dhe më pas do bëhet vlerësimi sipas kategorive. Në komisione do të jenë edhe përfaqësues nga personat me aftësi ndryshe, ndërsa afati për ngritjen e tyre është nga 3 deri në 6 muaj.

“Dy kërkesat tona janë pagesa për paketën higjienike dhe paga e kujdestarit. Do të mblidhen më datë 20 do të fillojë grumbullimi i 3 komisioneve mjekësore. Komisionet do të bëjnë vlerësimin e këtyre kujdestarëve dhe aftësive të kufizuara, kujt i takon shërbimi 24 orë ose do rrijë me atë pagë ose do të rritet, kujdestaria dhe paketa higjienike do të mblidhen komisionet do të ngrihen 3 komisione do të bëhet vlerësimi sipas marrëveshjes që bëmë sot. Ramë dakord për kërkesat. Ne duam që mos dalim më në rrugë që mos na ikë jeta duke bërë kërkesa. Ne kemi biseduar, nuk kemi bërë marrëveshje të plotë, por kur të ngrihen komisionet edhe ne do të jemi pjesë e komisionet që do të ngrejë shteti. Këtë radhë do të vendosen pikat mbi 'i', boll jemi lodhur”, tha përfaqësuesi i tetraplegjikëve, Bajram Tirana.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?



×

Lajmi i fundit

John

OKB: 4000 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës