Pajisje e re për sigurimin e plazmës, Manastirliu thirrje për dhurime: Ndihmoni pacientët me COVID19

Pajisje e re për sigurimin e plazmës, Manastirliu thirrje për dhurime: Ndihmoni pacientët me COVID19

Ogerta Manastirliu

Në dy spitalet Covid, 20 pacientë kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshentë.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka bërë thirrje për dhurime vullnetare, për të ndihmuar pacientet me Covid-19. Thirrjes i janë bashkuar gjithashtu 54 dhurues.

Ministrja e Shëndetësisë siguroi se do të vijojë edhe gjatë vitit 2021 sigurimi i aparaturave të tjera dhe seteve përkatëse, për ta shtrirë këtë shërbim, sipas nevojave.

“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar Covid-19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë. Nëse deri më sot, nëpërmjet dhurimit konvencional, dhurohet gjaku i plotë, që përmban eritrocite, trombocite dhe plazmë, nëpërmjet ndarësit qelizor mund të ndahet automatikisht komponenti i dëshiruar. Avantazhet e mbledhjes së selektuar të komponentëve të gjakut janë, produkte më cilësore, në sasi të përshtatshme për të trajtuar më shumë se një pacient nga një dhurues i vetëm dhe  shkurtim domethënës i afateve nga një dhurim në tjetrin" u shpreh Manastirliu

Në  Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku veç metodës tradicionale, ne tashmë mund të përdorim edhe metodën e avancuar për sigurimin e plazmës që do të përdoret për pacientët që janë të infektuar me Covid, që do ta përcaktojnë ekipet mjekësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?