Pak ditë para 85-vjetorit, Margarita Xhepa kalon me sukses operacionin

Pak ditë para 85-vjetorit, Margarita Xhepa kalon me sukses operacionin

Margarita Xhepa

Aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa ka kaluar me sukses një operacion në një spital privat në kryeqytet. Lajmin e bën të dikur gazetarja e kulturës Zenepe Luka.

Ajo ka dalë nga spitali dhe tani duket se është një gjendje të mirë shëndetësore.

Në një prononcim për shqiptarja.com vetë aktorja tregoi se do t'i nënshtrohej një operacioni në këmbë.

Pavarësisht gjendjes së vështirë shëndetësore natyra e saj kurajoze nuk e la të dorëzohej dhe u shpreh "Do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses. E pastaj mund të jem në gjendje të flas edhe me ju”.

Duket se ky optimizëm ka bërë që aktorja ta kalojë me sukses operacionin dhe shumë shpejt do të festojë 85-vjetorin e lindjes.

"URIME NGA ZEMRA

E shtrenjta Margarita Xhepa.
Operacioni me shume sukses.
Nje dite me pare, beme nje cizite ne shtepi tek mikja jone e shtrenjte, themeluese e Fondacionit "Nermin Vlora", Nderi i Kombit.
Nje grup zonjash nga Berati kishin sjelle nje buqete te madhe me karafila.
Dje Ajo u shtrua ne spital dhe sot beri operacionin, qe doli me shume sukses.
Sapo fola me te dhe percjell te fala per te gjitha miket.
Urime, shume urime e dashur Margarita. Edhe pak dite dhe te gjitha bashke do te festojme 85 vjetorin e lindjes tende",
shkruan Zenepe Luka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 20/03/2019 08:35

    Sherim te shpejte Zonje e bukur!

    Përgjigju
  • Erik: 19/03/2019 18:01

    Jete te gjate paç, urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake